Fashistët godasin me thikë një 16-vjeçar shqiptar.

Greqi

Greqi / Ngjarrja ka ndodhur ditën e shtunë të 6 majit ku fashistët kanë sulmuar dhe goditur me thikë në këmbë një 16-vjeçar në sheshin ISAP të Heraklion/Athinë, pak orë pas përfundimit të një demonstrate antifashiste në Heraklion.

Dy të rinj shqiptarë ndodheshin në sheshin qendror kur u sulmuan papritur nga një grup fashistësh. Në veçanti, ekstremi i djathtë ndaloi makinën e tyre pranë sheshit dhe iu afrua 16-vjeçarit dhe shokut të tij.

Ata janë pyetur “nëse ishin antifashistë”, ku njëri prej të dyve u përgjigj se “është nga Shqipëria dhe nuk e di gjë më shumë”. Më pas fashistët kanë nisur të rrahin dy të rinjtë, duke e goditur me thikë në këmbë 16-vjeçarin, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që sulmuesi të ketë synuar këmbën por më lart në trupin e fëmijës. Në fakt, fashistët bërtisnin se “do t’ju vrasim”.