Selanik: Përleshje midis shqiptarëve dhe grekëve, një të plagosur çohet në spital

Greqi

Një episod i përgjakur ndodhi menjëherë pas mesnatës së së Premtes në një kafene në Proxoma të Selanikut.

Sipas portalit Thestival.gr, një grup grekësh u përleshën me një grup shqiptarësh për arsye të parëndësishme. Njëri nga shqiptarët nxorri thikën dhe plagos në bark një 35-vjeçar nga shoqëria e Grekëve.

35-vjeçari u transferua në Qendrën Shëndetësore Koufalia. Për shkak të seriozitetit të traumës u konsiderua e nevojshme transferimi i tij në Spitalin e Hipokratit. Policia po heton ngjarjen