Ai konsiderohej bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit jugosllav Slobodan Millosheviq, i cili ishte paditur për krime lufte
Ish-presidenti i Serbisë, Milan Milutinoviç, ka vdekur sot në moshën 81-vjeçare, ka bërë të ditur përmes Instagramit Ivica Daçiç, kreu i Partisë Socialiste (SPS), së cilës i përkiste i ndjeri. Daçiq aktualisht është ministër i Punëve të Jashtme dhe zëvendëskryeministër i Serbisë.
Milan Milutinoviç ka qenë president i Serbisë nga viti 1997 deri në vitin 2002. Nga viti 1989 deri në vitin 1995 ka qenë ambasador i Republikës Federale të Jugosllavisë në Greqi, ndërsa nga viti 1995 deri në vitin 1997 ka qenë Ministër i Punëve të Jashtme të Jugosllavisë. Ai konsiderohej bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit jugosllav Slobodan Millosheviç (1941-2006), i cili ishte paditur për krime lufte.
Akuza u ngritën gjithashtu kundër Milan Milutinoviqit në vitin 1999 në Hagë nga Gjykata Ndërkombëtare e KB-së për Krime në ish-Jugosllavi. Pas përfundimit të mandatit të tij presidencial, Milutinoviç u dorëzua në vitin 2003 në GJPN dhe në vitin 2009 u lirua nga të gjitha akuzat kundër tij.