Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka folur sot në Atlantic Council, para një grup studimi që merrej me punët ndërkombëtare, vetëm disa orë para takimit me Presidentin amerikan Donald Trump. Edhe këtë here ai përsëritur dhe kujtuar vendit tone të drejtat e minoritetit grek.
Në fillim iu referua gjendjes aktuale të marrëdhënieve Greko-Amerikane, rolit të Greqisë në marrëdhëniet transatlantike dhe situatës komplekse politike dhe ekonomike në Mesdheun Lindor. Duke folur për tubacionin EastMed, Kryeministri theksoi se ne nuk e përjashtojmë Turqinë apo ndonjë vend tjetër, por Turqia është ajo që është jashtë linjës. Unë do të doja ta shihja atë të ndryshojë rregullisht, por gjeografikisht marrëveshja Turqi-Libi është qesharake, nuk ka asnjë lidhje midis dy vendeve në hartë.
Lidhur me Ballkanin Perendimor kryeministri grek ka theksuar edhe një herë qendrimin e qeverisë së tij lidhur me Shqipërinë, duke theksuar se: “Për sa i përket Shqipërisë, të drejtat e Minoriteteve Kombëtare Greke duhet të respektohen. Ne jemi një vend i sigurt që ka një rol udhëheqës në rajon dhe dëshirojmë të kontribuojmë në një axhendë të ardhshme për dekadën e ardhshme”.