Sot në mbrëmje policia greke ka arrestuar një nënë 33-vjeçare (shtetase greke), pasi dyshohet se ka vrarë vajzën e saj 9-vjeçare. Ajo është marrë nga policia në Patra në drejtim të Athinës dhe është derguar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në Athinë dhe po mbahet ne katin e 11-të.
Arrestimi i saj eshte bërë në prani të një numri të madh policësh dhe ne prani të një numri të madh njerezish. Për një kohë të gjatë çdo ditë ka qenë në vëmëndje të opinionit publik dhe ate mediatik. Emisione te veçanta kanë trajtuar këtë ngjarrje duke nxjerrë në sipërfaqe disa fakte të reja.
Bëhet fjalë për historinë e frikshme që diskutohet dy muajt e fundit në vend dhe ka shokuar opinionin publik, të një familjeje në Patra së cilës i kanë vdekur brenda një periudhe kohore të shkurtër prej dy vite e gjysmë, tre vajza, përkatësisht 6 muaj, 3,5 vjeç dhe 9 vjeç.
Për disa javë organet e hetuesisë dhe ato mjekësore kanë kryer hetimet përkatëse ,pasi kishte dyshime për mënyrën se si një familje mund të humbë tre fëmijë kaq shpejt, ndërsa prindërit, sidomos nëna e fëmijëve, ka mbrojtur tezën se ato kanë pasur probleme shëndetësore.