Dy mijë vetë u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të shpërthimit te vullkanit në një ishull në bregun verior të Papua Guinesë së Re në fillim të mëngjesit, njoftoi Qendra për Fatkeqësitë Kombëtare.
Ishulli Manam, 10 km i gjerë, është një nga vullkanet më aktive në vend dhe ka rreth 9,000 banorë. Tre fshatra ishin drejtpërsëdrejti në rrugën e lavës dhe banorët duhej të lëviznin në zona më të sigurta , theksoi Martin Moose, drejtor i Qendrës Kombëtare të Fatkeqësive PNG. Sipas Kulles se Vrojtimit RVO raportoi se shpërthimi filloi në orën 6:00 lokale (23:00 GMT) duke dërguar një kolonë hiri 15 km mbi nivelin e detit.
“Zonat më të prekura janë Balios dhe Koulougouma, dhe për shkak të dukshmërisë shumë të ulët për shkak të hirit, njerëzit përdorin pishtarë për të lëvizur,” tha ai.
Steve Soderz i RVO tha se ishte një shpërthim jashtëzakonisht i madh.