Greqi / Një tjetër vonesë është “shkruar” nisja e “Shigjetës së Bardhë”, trenit të shpejtë ETR470 të TRAINOSE, i cili nuk pritet të jetë në binarët e hekurudhës greke para marsit të ardhshëm, raportojnë mediat vendase.
Sipas një njoftimi të Entit Rregullator të Hekurudhave (RAS), kompania ka marrë një zgjatje të re, këtë herë deri më 1 mars 2022 për certifikimin e trenit nga Autoriteti për të nisur linjat e tij në rrjetin hekurudhor grek.
Sipas njoftimit të RAS, zgjatja e re e periudhës së vlerësimit është dhënë pas një kërkese të paraqitur nga kompania TRENITALIA S.p.A dhe ka të bëjë me certifikimin – miratimin e trenit ETR 470.
Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave pranoi propozimin e TRENITALIA S.p.A për një zgjatje të re të afatit për përfundimin e vlerësimit të trenit ETR 470.
Për këtë arsye, kompania paraqiti një kërkesë për një zgjatje të re për instalimin e rërës dhe dorëzimin e të gjitha dokumenteve mbështetëse të përditësuara të kërkuara me afat deri më 31 dhjetor 2021. Megjithatë, për të siguruar kohën e nevojshme për vlerësimin e saktë të plotësisë, koherencës dhe rëndësisë së dosjes së re të aplikimit, nga RAS u propozua që të jepet një shtyrje deri më 01.03.2022, kërkesë e cila u pranua nga kompania.