Greqi: Video nga momenti kur një autobus i KTEL-it me pasagjerë përfshihet nga flakët

Greqi

Një autobus i KTEL-it të Kavallës ka marrë flakë pasditen e së hënës në Krinides, pak jashtë parkingut të Teatrit Antik të Filipit. Në autobus nuk ka pasur pasagjerë, ndërsa shoferi ka ndaluar mjetin kur ka parë tym që dilte nga motori.

Sipas “kavalapost.gr”, drejtuesi i mjetit ka tentuar të shuajë vetë zjarrin, por nuk ia ka dalë dhe ka njoftuar Zjarrfikësin. Në momentin që zjarrfikësit mbërritën, zjarri u përhap me shpejtësi në të gjithë autobusin.

Në vendngjarje ka shkuar edhe policia. Zjarri është vënë nën kontroll nga zjarrfikësit, por tashmë ka shkaktuar shkatërrim total në automjet. Nga ngjarja nuk ka pasur të lënduar apo dëme të tjera në një automjet tjetër.