Athinë : Shqiptari 28-vjeçar me probleme të shëndetit mendor merr peng familjarët

Greqi

Një 28 vjeçar,babai i dy fëmijëve të mitur ka marrë peng bashkëshorten dhe nënën e tij mbrëmjen e së dielës në lagjen Palini të Athinës.

Burime policore i thanë Top Channel se autori quhet Ervis Hoxha,28 vjeç nga Berati dhe vuan prej problemeve mendore. Policia sqaron se autori mbajti me dhunë në banesë dy gratë për disa orë. Në zonë shkuan forca të shumta të policisë si dhe skuadra e specializuar në operacionet speciale të policisë helene, Ekam. Autori u arrestua dhe në këtë moment po dërgohet në drejtorinë e policisë së Atikës. Ende nuk dihen shkaqet se përse autori sulmoi dy gratë dhe përse ai nuk ishte në spital të specializuar për rastet analoge.
Burimi TOP: CHANNEL