Greqi / Gjendet një kufomë pa krahë dhe kokë

Greqi

Një kufomë në kalbje të avancuar është gjetur nga një qytetar në Sisses, Rethymno, Kretë. Mungonin gjymtyrët e sipërme, ndërsa kafka u gjet pak metra më tutje.

Një gjetje makabre është gjetur në zonën e Sisses Rethymno në Kretë dhe konkretisht në zonën e lumit të dielën vonë pasdite . Sipas informacioneve të Cretapost.gr, një shtetas që e ka lokalizuar ka njoftuar menjëherë policinë. Punonjësit e Zjarrfikësve të Perama dhe Garazo shkuan në vendngjarje për të nxjerrë trupin nga uji.Sipas informacioneve të para bëhet fjalë për një kufomë në kalbje të avancuar pa krahë dhe kokë. Informacionet thonë se kafka ndodhej pak metra më tutje. Autoritetet policore që kanë marrë përsipër rastin po i nxjerrin nga sirtari rastet e personave të zhdukur për të zbuluar identitetin e tij. Pritet të zbardhë ekspertiza mjeko-ligjore.