Shtohen problemet shëndetësore prej vapës në Tiranë, të moshuarit më të prekur

Aktualitet

Të enjten dhe të premten është parashikuar që të jetë ditët më të nxehta të javës në Tiranë.

Kjo valë e të nxehtit që ka pushuar vendin ka sjellë dhe shqetësimet e para tek qytetarët. Të moshuarit janë ata që kërkojnë më së shumti ndihmë mjekësore.

Një staf i specializuar me mjekë dhe infermierë janë në gatishmëri, 24 orë në zonat me fluks të lartë njerëzish në Tiranë për çdo rast që ka nevojë për ndihmë mjekësore.

Luhatje tensioni, marrje mendsh dhe gjendje të fikëti janë disa nga shenjat e shkaktuara nga temperatura e lartë. Ndaj kushdo që shikon një autoambulancë, mund të kërkojnë ndihmë nëse nuk ndihet mirë.