Teksa vendi ynë 259 të infektuar dhe 15 të vdekur nga koronavirusi, kryeministri Edi Rama thotë se prioritet i qeverisë në këto momente është jeta e njerëzve, për ta fituar këtë luftë me sa më pak viktima.
Rama tha se edhe pse shifrat janë optimiste krahasuar me vendet në rajon e më gjerë, sërish kjo nuk do të thotë se rreziku është kaluar dhe masat shtrënguese duhet të hiqen.
“I kemi të gjitha idetë, por edhe njëherë nuk mund të flasim sot për atë që do të ndodhë nesër. Dua të jemi të përqëndruar tek dita që kemi përpara. Kjo luftë bëhet nga gjithkush. Ne e kemi detyrën të mendojmë se çdo bëhet nesër. Ato që do të bëhen nesër, ne do ti themi nesër.Ajo që duhet të dimë mbi të gjitha është se kjo është një luftë dhe ne duhet duhet të rezistojmë për ekzistencë. Këtu kam parasysh që prioritet është jeta, është mbrojtja e jetës së secilit dhe secili në mbrojtje të jetës të atyre që ka rreth e rrotull.Vërej një lloj ndjesie që po përhapet që ne e kaluam, ja tani po kalon pse duhet të rrimë në shtëpi, numrat janë të ulët, skenari me mijëra të vdekur nuk u materializua, këto nuk do të thonë asgjë, përsa kohë armikun e kemi mes nesh.Shifrat tregojnë që masat tona po funksionojnë, por duke patur parasysh që sjelljen e armikut nuk e di askush është e rëndësishme që të fokusohesh tek ekzistenca dhe mbrojtja e familjes mbi çdo gjë. Këtë luftë duhet ta fitojmë me sa më pak viktima.’-tha Rama në një intervistë për Ora News.