Rreth 1.4 milionë karta identiteti kanë skaduar apo janë në prag të skadimi, e kjo ka sjellë një fluks të madh të qytetarëve që aplikojnë për dokumente të reja.
Duke parë këtë situatë, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, ka vendosur që zyrat e aplikimit pët ID të jenë të hapura edhe gjatë të shtunës.
Ja çfarë thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediet:
Zyrat e aplikimit për karta ID, të hapura edhe këtë të shtunë. Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, për shkak të fluksit të aplikimeve për karta ID, ka urdhëruar hapjen e gjithë zyrave të aplikimit për Tiranën edhe ditën e shtunë, datë 19 Janar 2019, deri në trajtimin e qytetarit të fundit në sportel. Në kuadër të masave për të përballuar fluksin, Njësia 1 dhe 2 në Tiranë, nuk do të aplikojnë më pranë njësive të tjera, por është hapur zyrë e re aplikimi pranë Njësisë nr. 2.
Ministria e Brendshme fton çdo qytetar të verifikojë skadencën e kartës ID dhe të mos e lërë për ditën e fundit aplikimin!
/ Faxweb.al)