Angela Merkel pritet në Moskë këtë pasdite në kryeqytetin rus, në vizitën e saj të parë në vend që nga takimi i saj në maj 2018 me Putin në Soçi.
Gjatë takimit të saj me Vladimir Putin, do të diskutojnë tensionet midis Iranit dhe SH.B.A.-së, por edhe për luftën në Libi.
Kancelarja gjermane Angela Merkel është sot në Moskë për të diskutuar me presidentin rus Vladimir Putin tensionet midis Iranit dhe SH.B.A.-së, si dhe luftën në Libi.
Të dy udhëheqësit pritet të përqendrojnë një pjesë të diskutimeve të tyre mbi krizën në Libi. Kujtohet se të Mërkurën, Moska dhe Ankaraja lëshuan një thirrje për armëpushim për nesër, megjithëse Rusia dhe Turqia mbështesin palët kundërshtare në luftën e Afrikës së Veriut.
Përshkallëzimi i tensionit në Libi është një nga arsyet kryesore të takimit Merkel-Putin, konfirmoi Ministri i Jashtëm gjerman Haiko Maas.
Berlini synon të luajë rolin e ndërmjetësit në krizë, pasi nuk dëshiron që Libia të bëhet një “Siri e dytë”.
Sipas burimeve diplomatike, me këtë rast, Kancelarja gjermane pritet të ftojë Presidentin Rus në një konferencë mbi Libinë në janar në Berlin.