Gjendet i vdekur 63-vjeçari, doganier i Doganës Qafë-Botë.

312

Burimet bëjnë me dije se doganieri i identifikuar si Janaq Rajdho, u gjet i pajetë në një hotel në Sarandë, në dhomën e tij.

Viktima i moshës rreth 63-vjeçare kishte lindur në Dervican dhe banonte në Fier. Ai ishte shpallur në kërkim prej katër ditësh. Dyshohet se vdekja ka ardhur nga një atak kardiak, megjithatë do të jetë ekspertiza ajo që do e përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.