Sot ora 10.00, Gjyqi i Agimit të Artë…!

Greqi

Qelitë janë gati për Agimin e Artë.

Gjykata Penale e Apelit me tre anëtarë shpall sot vendimin e saj për rrethanat lehtësuese të kërkuara nga të dënuarit në gjyqin e Agimit të Artë përmes avokatëve të tyre, në një ditë tjetër të ngarkuar intensivisht. Çështja e zbutjes është faktori më vendimtar për fazën tjetër të procesit, pasi përcakton dënimet që do të shqiptohen për secilin nga të dënuarit në gjyqin historik të Agimit të Artë. ish-deputeti Giannis Lagos gjithashtu pritet të paraqitet në Gjykatën e Apelit, ndërsa Policia bllokoi planet e tij për një tubim.

Kjo parti naziste qendroi në Parlament gjatë periudhës 2012-2019  me një aktivitet dhunë dhe urrejtje e vrasje, ndërsa sot pritet nëse do ketë lehtësime në vendimet e gjykatës. Qelitë për ta janë gati që nga java e kaluar.

Por…

Agimi mi Artë do ishte fundosur qe ne 2014 nëse do të kishte vullnet politik ne qeverisjen Andoni Samaras që u vonua në këtë drejtim. Në atë kohë u ndalua miratimi i projekt-ligji antiracist, ku çdo veprim i Agimi i Artë ishte i ligjëruar në kundërshtim me çdo ligj.

Është një gjyq historik pasi të tilla gjyqe nuk duhet të përsëriten dhe është i dyti në historin e njerëzimit kundër nazismit.

Eshte vendi i vetëm në Botë që kjo organizatë kriminale neo-nazistiko mori pjesë në zgjedhje dhe mori vota dhe u fut në Parlament. Asnjë vend nuk e ka bërë të mundur këtë gjë, nuk janë ligjëruar neo-nazistë, duke nxirë Demokracinë vendi ku lindi.

Sot në këtë vend është miratuar Kodi i ri Penal.