Spiegel: BQE po përgatit daljen e Greqisë nga eurozona

Rajoni

greqia e vogelPër daljen e Greqisë nga eurozona është duke përgatitur Banka Qendrore Evropiane, siç thuhet në një botim të revistës gjermane Spiegel. Për këtë arsye, sipas burimeve nga Frankfurti, që i referohet revistës gjermane, ku po përgatitet një plan i brendshëm të emergjencës, si do të mbetet e paprekur pjesa tjetër e eurozonës. Siç vë në dukje raporti, europianët tashmë nga vitet e mëparshme kanë krijuar një mur mbrojtës në daljen e Greqisë nga eurozona, për të mos  përhapur krizën në vendet e tjera. Duke iu referuar Eurogrupit ardhshëm, Spiegel thekson se ministrat e financave europiane takohen në Bruksel për të diskutuar të ardhmen e Greqisë. Programi aktual për shpëtimin e Greqisë nga falimentimi skadon javën e ardhshme, . Eurozona, shkruan revista, do të refuzojë një zgjatje teknik të kredisë, që kërkon angazhime ndaj reformave. Sipas agjencisë Reuters, BQE nuk pranoi të komentojë mbi raportin.

greia 55