Përse na mohohet ajo që gjenetikisht është natyrale

1452

fane-1 copyDoc. FANE TARIFA  /  Në Europën tinzare gjithnjë mohuese, gjithnjë lakmitare, gjithnjë hileqare ndaj nesh, lodron mendimi se shqiptarët s’duhet të bashkohen, se më mirë t’i lemë të ndarë pjesë-pjesë, se me ta kënaqim orekset shoviniste të të përkëdhelurve …

Kushdo politikan realist dhe mirëkuptues edhe çdo njeri me llogjikë të ftohtë, me gjykim të shëndoshë me sens njohës historik, do ta kuptonte lehtësisht se shqipëtarëve po u bihet ende në qafë.

Përse artikullohet me të madhe fobia antishqiptare nën termin “Shqiperi e Madhe”

Kjo ka patjetër ka një paramendim dhe një prapaskenë qëllimore!

Përse gjithë kombet e tjera e paskan të drejtën të jetojnë në trojet e tyre në unitet nën emblemën e të njëjtit komb shtetformues?

Përse kombi gjerman e kishte të drejtën të bashkohej në një shtet unik, ndërsa shqipëtarët duhet të jenë të coptuar në katër shtetë?

 

Faktet historike janë kokëfortë !

europa ne focus-1Shqipëtarët kanë jetuar dhe vazhdojnë të jetojnë në trojet e tyre me shekuj të tërë dhe asnjeherë nuk i kanë rënë në qafë ndonjë kombi tjetër, përkundrazi kanë toleruar të tjerët, janë sulmuar dhe janë mbrojtur në trojet e tyre. Shqipëtarët mbase jane i vetmi komb që varrezat e të rënëve i kanë vetëm brenda trojeve të veta, gjë që verteton se çdo luftë e tyre ka qenë vetëm e imponuar dhe mbrojtëse. Përse vrehet ndonjë nuancë hezitimi dhe frikë nga disa deklarata që promovojnë rrugën natyrale të bashkimit të kombit shqipëtar në një Shqipëri natyrale?

Unë me shpirt e mbështes deklaratën e Kryeministrit për këtë rrugë dhe do doja t’ju thosha atyre politikaneve të brendshëm apo të jashtëm (Të brendëshmve që manifestojnë servilizëm politik dhe dritshkurtësi kombëtare) se mos vallë duhet t’ju marrim leje juve more zoterinj, se si duhet të jetojmë dhe me kë të jetojmë ?

  • Kush jeni ju more zoterinj qofshi edhe të shteteve të medhenj që na impononi vullnetin tuaj?
  • Me ç’të drejtë ju nëpërkëmbni një komb?
  • Me ç’atribut Ju na mësoni se çfarë duhet të bëjmë, dhe na impononi të heshtim dhe të mos kërkojmë të drejtat tona?

Ka ikur ajo kohë kur trojet shqipëtare përdoreshin si plaçkë apo si trofe dhuratë ndaj krushqive të të mëdhenjëve në kurriz të të vegjëlve.
Boll moj Europë dhelpër ke shirë në kurrizin tonë, boll na ke përdorur si të ka dashur qejfi, apo sipas orekseve të të tjerëve.

Unë do t’ju thosha politikanëve tanë që të jenë më dinjitozë, më guximtarë dhe jo me servilizëm ndaj të huajve, por të transmentojnë nuancat e asaj krenarie që trashëgojmë nga të parët tanë, pa frikë dhe pa ju gjunjëzuar të huajve kushdo qofshin ata!

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: