Tensionet me Greqinë / Mitsotaki lë Ramën jashtë tavolinës informale të liderve të Ballkanit Perendimor

Greqi

Paslëkundjet e “tërmetit Beleri”, kanë filluar të ndihen mes Tiranës dhe Athinës. Kryeministri grek Mitsotakis ka ftuar të hënën në 21 gusht për një darkë informale liderët e rajonit me e rastin e 20-vjetorit të Samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Por, Shqipëria nuk do të jetë e ulur aty si pasojë e një ‘provokimi’ nga pala greke. Organizatorët nuk kanë ftuar në këtë darkë kryeministrin Rama, por e kanë zëvendësuar ftesen me presidentin Bajaram Begaj.

Ndryshe nga koha e Ilir Metës, kërë herë institucoionet shqiptare nuk jane të përçara pasi presidenti Begaj është në të njëjtin hap me Edi Ramën duke refuzuar ftesën “provokuese” nga Mitsotakis. Kështu që Shqipëria nuk do të jetë prezente në këtë darkë informale të liderve të Ballkanit Perendimor për shkak të çështjes Beleri.