Një ngjarrje tragjike ndodhi sot në Dafnes, Heraklion/Kretë gjatë punës ku një burrë 55-vjeçar me origjinë shqiptare u gjet i vdekur në një rezervuar ujërash të zeza, i cili menaxhohet nga një kontraktor privat.
Burri me origjinë shqiptare u raportua i zhdukur – Trupi i tij u gjet nga EMAK gjatë një operacioni pompimi.
Sipas informacioneve më të fundit, kontraktori kishte dërguar dy punëtorë në rezervuar, pasi niveli i ujërave të ndotura kishte tejkaluar limitin e lejuar dhe kërkohej një kontroll ose ndërhyrje.
Gjatë punës, punëtori i dytë thuhet se e humbi nga sytë 55-vjeçarin shqiptar dhe, kur filloi ta kërkonte , dyshoi se mund të kishte rënë në rezervuar. Ai njoftoi menjëherë autoritetet, të cilat nxituan në vendngjarje.
Pasoi një operacion pompimi nga EMAK dhe pak kohë më vonë trupi i burrit të pafat u gjet pa ndjenja.
Duhet të jeni i futur që të postoni një koment.