TROJEVE TË MIA !

Kulture

 

Trojeve t’ mia, kesh i parë

Unë, flamuri kuq e zi me shkabë.

Hasmi nuk guxoi mem prek,

Se luftova me të, me mijëra vjetë.

 

Në këtë atdhe të shenjtë prej Zoti kam le,

Me u valvit krenar, e i pamposhtun.

Madhështor më ngriti njaj Skënderbe,

Në gji më mbajtën, edhe t’burgosun.

 

Në çdo cep ngjyros gjak Dardan,

Nj’i amanet shekullor ruaj ndër mote,

Mbështjellun zemrës si xhamadan,

Punue nga duart e arta t’nanës loke.

 

Plaku i urtë Ismail bej Qemali,

Në Nëntorin e Dytë të motmotit.

Në Vlorë, atje ku lindi istikami,

Njaty më ngriti, si bir i Kastriotit.

 

Bijtë e Shqipes, ju si trashëgimtarë,

Trungut të mëmëdheut, mblidhuni sot.

Grusht bashkuar, një e të pandarë,

As armiku i egër nuk ju përçan dot.

 

Jam flamuri, simbol i kombit ilirian,

Rreth meje u shkruajt historia në shekuj.

As nuk ka armik, as fe , as kapedan,

Se vetë jam historia, skalitur në dishekuj.

 

Nga Bukurie Buçpapaj