Trump: Emigrantët trajtohen më mirë se veteranët e luftës

Bota Emigracioni

Trump kunder emigranteve (Focus News)Emigrantët ilegal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpesh trajtohen shumë më mire se veteranët ushtarakë të vendit. Deklarata është bërë nga kandidati republikan për president Donald Trump.

“Ne nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë më gjatë,” tha miliarderi gjatë një takimi elektoral në Washington DC, pa dhënë asnjë provë apo dëshmi për deklaratën e tij.

Vitin e kaluar Trump sulmoi ashpër senatorin John McCain, duke u shprehur se heroizmi i tij qëndron vetëm në faktin se ai ka qene i burgosur lufte në Vietnam. Në atë kohë ai tha se mua më pëlqejnë njerëzit që nuk kapen. Që atëherë Trump, i cili nuk ka shërbyer kurrë në ushtri, është përpjekur të riparojë dëmin, duke nderuar veteranët në mitingjet e tij dhe mbledhjen e fondeve për ta. Por pavarësisht kritikave dhe deklaratave kontraversale, sërish turma e mbështet dhe duartroket manjatin e pasurive të patundshsme në mitingjet e tij. Ajo që ishte menduar si në disfavor të tij, pra mungesa e eksperiencës politike pëlqehet shumë nga mbështetësit, të cilët thonë se ai është njëri prej nesh, nuk është politikan. Kandidati republikan po garon i vetëm brenda partisë, pas tërheqjes se Ted Kruz dhe John Kasich. Sipas përllogaritjeve të bëra nga media të caktuara, ai tashmë ka fituar numrin e nevojshëm të delegatëve për tu emëruar zyrtarisht kandidati i Partisë Republikane në garën për shtëpinë e bardhë.

/Oranews.tv/