U kafshua brutalisht nga një i ri pas kontrollit rutinor, (del foto e policit grek)

Greqi

Episodi i frikshëm  u regjistrua mbrëmjen e djeshme në zonën e Agios Sillas në Heraklion, kur Policia e OPKE ndaloi një makinë në të cilën ndodheshin dy të rinj, të moshave 19 dhe 21 vjeç.

Ndalimi i tyre u bë për shkak të kontrollit rutinë mirëpo nuk u prit aspak mirë nga të rinjtë. Njëri prej tyre ka sulmuar brutalisht oficerin e policisë duke e kafshuar në fytyrë dhe duke i prerë një pjesë të mjekrës

Mediat greke kanë publikuar foton e policit, i cili u sulmua brutalisht nga një i ri, të cilin e kishte ndaluar mbrëmjen e djeshme në Heraklion, gjatë një kontrolli policor! Si pasojë e sulmit, polici ka marrë dëmtime të mëdha në pjesën e fytyrës, ku ka prerje në një pjesë të mjekrrës. Sikurse shihet nga fotoja e publikuar, pamjet janë vërtet të frikshme, si një skenë filmash horror me zombi.

Episodi i frikshëm u regjistrua mbrëmjen e djeshme në zonën e Agios Sillas në Heraklion, kur Policia e OPKE ndaloi një makinë në të cilën ndodheshin dy të rinj, të moshave 19 dhe 21 vjeç. Ndalimi i tyre u bë për shkak të kontrollit rutinë mirëpo nuk u prit aspak mirë nga të rinjtë. Njëri prej tyre ka sulmuar brutalisht oficerin e policisë duke e kafshuar në fytyrë dhe duke i prerë një pjesë të mjekrës.