Ulet numri i papunësisë në Greqi.

Greqi

Për muajin shtator papunësia ra nga 3,33%, pasi të papunët e regjistruar ishin 27,526 më pak, sipas të dhënave të OAED.

Në mënyrë të veçantë, në shtator të papunët ishin 799,964 në krahasim me 827,490 që ishin në muajin gusht. Më konkretisht, për muajin shtator 489,749 (61.22%) persona u regjistruan në regjistrin OAED për një periudhë të barabartë ose më shumë se 12 muaj dhe 310,215 (38.78%) ishin regjistruar në regjistër për më pak se një vit.

Gratë renditen të parat në mesin e të papunëve, duke arritur në 64%.

65% të papunëve janë të moshës 30-54 vjeç, mbi 75% janë të arsimit të detyrueshëm dhe të mesëm dhe 92% janë shtetas grekë. Të papunët e regjistruar (që nuk kërkojnë punë) për shtator janë 8.76% më pak se në gusht, si dhe të papunët e subvencionuar për muajin shtator ishin   25.86%, në total prej135.174 persona.