Jam dhe do mbetem krenare,
Që jam bijë myzeqare,
Vallen dyshe do kërcej ,
Traditën do mbjell më tej.
Larg nga viset shqipëtare,
Kërkoj rrënjët myzeqare,
me mall e me lot në shpirt,
Për të mbjellë këtë traditë.
Do bucas vallja shqiptare,
Vallja dyshe myzeqare,
Rrënjët do ti mbjell me mall,
Traditën do ta mbaj gjallë.
Do ta ruaj sa të rrojë,
Dhe ndër breza të jetojë,
Nënë të kam e bijë më ke,
Moj e ndritura, Myzeqe !
K. Veliu