Vetëm në Shqipëri reformat kalojne lehtë, ndërsa Evropa tronditet

838

protesta ne focus news-2Në Shqipëri reformat kalojnë lehtë edhe pse ato në të shumtën e rasteve janë në dëm të shtreses se varfër, por shumë herë ato kalojnë pa berë asnjë studim.

Shqipëria eshtë kampione në Evropë për nga numri i madh i reformave të bëra ndaj një populli më të varfer. Fqinji i saj, Greqia prej shumë vitesh ka hasur pengesa të tilla ne drejtim të reformësës përsa i përket sigurimeve shoqerore, që në vendin tonë kaloi brenda 24 oreve. Evropa ndaj reformave qe jane ne dem te popullit proteston dhe këtë nuk e bën për të kaluar kohën dhe se nuk ka cfare bën, por eshte e vetëdijeshme dhe e ndergjegjeshme për atë që bën larg çdo pikpamje politike…

Protesta të dhunshme kundër reformës së punës kanë tronditur Francën. Qindra mijëra të rinj dhe anëtarë të sindikatave kanë protestuar në rrugët e Parisit dhe qyteteve të tjera anembanë Francës kundër një projektligji të reformës së punës që pritet të diskutohet në martën në Parlamentin vendas. Protestat kanë degjenuar në dhunë mes palëve, ku policia franceze ka përdorur gaz lotsjellës dhe pompa uji dhe mjete të tjera për të shpërndarë turmën agresive.

Gjithçka nisi pasi protestuesit sulmuan forcat e rendit me bomba Molotov, gurë dhe sende të tjera të forta.

Sipas autoriteteve vendase, dhjetra persona janë arrestuar pas dhunës dhe kaosit të krijuar në shumë qytete si Nantes, Lyon, Rennes dhe Paris.

Protestuesit janë kundër projektligjit të ri, i cili redukton pagesat e orëve shtesë, kurse sindikatat thonë se nuk është koha për një reformë të tillë kur papunësia ka prekur shifrën e 10 përqindëshit.

Grevat dhe protestat çuan në ndërprerjen e udhëtimeve të transportit publik si dhe në anulimin e fluturimeve në Parisit.

“Projekt-ligji është gati për t’u debatuar në dhomën e ulët të parlamentit. Ne i bëjmë thirjje qeverisë dhe parlamentit, se mbetemi të vendosur  për të kundërshuar ligjin dhe ata kanë shansin që ta modifikojnë”, tha Jean-Claude Mailly, udhëheqësi i organizatës “Force Ouvriere”.

Grevat dhe protestat janë organizuar nga shtatë sindikata, të cilat thonë se  ligji favorizon bizneset dhe diskriminon punëtoret.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: