Vrasja në Andravidë: Autori përdori jastëkun për “silenciator” ne vrasjen e 37-vjeçares shqiptare

Greqi

Njeriu që vrau prindërit dhe dy fëmijët sepse i kishin borxh qira kërkon do rrefehet të martën

Zbardhen informacione të reja për vrasjen e katërfishtë në Andravidë. Sipas hetimeve, vrasësi 60-vjeçar i ka vendosur një jastëk në fytyrë nënës 37-vjeçare, i ka futur pistoletën në kokë dhe e ka qëlluar një herë. Autori i krimit ka përdorur jastëkun për të parandaluar zhurmën, ndërsa bashkëshorti i saj është qëlluar me dy plumba në kokë për t’u siguruar për vdekjen e tij.

Nga hetimet e kryera nga policia e Departamentit të Vrasjeve të Sigurimit të Atikës, rezultoi se autori ka rrëfyer se qëlloi çiftin në shtrat teksa flinin.

“Nuk ma kanë paguar qiranë”, tha policia gjatë marrjes në pyetje. Kujtojmë se 60-vjeçari DB, banues në Andravidë, baba i dy fëmijëve, është pronar i shtëpisë ku banonte familja Klotsi.