VUANI NGA PAGJUMËSIA ? – JA ÇFARË DUHET TË PINI SIPAS DOKTORIT YLLI MERJA…

Aktualitet Shendeti

Në vijim të bisedës mbi stresin dhe ankthin në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin “Rreze Dielli”, specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja u ndal dhe në problemin e pagjumësisë.

Ju del gjumi natën, keni vështirësi dhe pagjumësi, apo nuk bëni një gjumë të qetë?  Zgjidhja është shumë e thjeshtë, shprehet Merja, natyra na ka falur bimë të mrekullueshme.

Le të themi një çaj të një bime që vërtetë sikur të rrëmben në botën e saj dhe të thotë futu nëpër labirintet e mia se do të flesh i qetë, është çaji i livandos. Ky çaj bën një çlodhje, një rifreksim të trurit që në ditën e nesërme të jetë aktiv dhe jo i mbingarkuar nga lodhja. Gjithashtu bari i bletës është një tjetër qetësues nervor, bën që sistemi nervor të amortizojë goditjet që merr nga stresi i ditës dhe ndihmon drejtpërsëdrejti duke përmirësuar funksionin e mëlçisë, ndihmon në largimin e toksinave dhe gazrave nga zorrët, normalizon tretjen dhe jashtëqitjen dhe ushqen shumë mirë sistemin tonë nervor qëndror” thekson Merja.

Një tjetër qetësues dhe ilaç natyral për gjumin i përdorur për shekuj me rradhë është kamomili. Gjithashtu bliri i kuq i shoqëruar me valerjanën kur duam të bëjmë një gjumë të qetë. Valerjana përmirëson cilësinë e gjumit në mënyrë të pabesueshme, bëjmë një gjumë të thellë dhe shumë të qetë.
Burimi : Shqiptarja.com