Panariti: U sigurua vaksina kundër dermatozës nodulare

959

panariti-vaksina e lopeve-2

Focus News /  Deklarata e djeshme e një fermereje nga Lushnja, se lopa që i kishte ngordhur ishte dërguar në punishtet e sallamit në Tiranë, u përgënjeshtrua sot nga Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, i cili u shpreh se rasti ishte verifikuar dhe rezultoi i pavërtetë.

“Inspektorët veterinarë e verifikuan proçesin në fjalë duke arritur në konkluzionin se ishte i pavërtetë.”-theksoi ai, duke vijuar,- “Mediat duhet të verifikojnë informacionin dhe të shqyrtojnë vërtetësinë e materialit që botojnë, pasi çdo rast është i monitoruar nga Shërbimi Veterinar, pasi ndikojnë në opinionin publik.” Panariti gjithashtu bëri të ditur se është siguruar e gjithë sasia e nevojshme e vaksinës kundër dermatozës nodulare dhe duke filluar nga nesër, do të fillojë vaksinimi i kafshëve ndaj kësaj sëmundjeje. Ministri i Bujqesise gjithashtu u kujtoi fermerëve se efekti parandalues i vaksinës nuk vepron i vetëm, pasi nevojitet të shoqërohet me higjenë, mirëushqyerje dhe teknologji të përshtatshme të mbarështimit. Numri i kafshëve të ngodhura për shkak të sëmundjes, ka shkuar në 900, në rang vendi, ndërsa pasi të mbarojë proçesi i kontrollit të sëmundjes, pritet të fillojë proçesi i dëmshpërblimit të fermerëve të cilëve do tu jepen kafshë të gjalla për të zëvendësuar ato që u kanë ngordhur. Panariti tha se 50 mijë vaksina do të fillojnë të shpërndahen nesër, ndërsa priten edhe 150 mijë të tjera, në shërbim të krerëve të pavaksinuar deri më sot.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: