Zagani: Tahiri dhe drejtues të policisë të implikuar në trafikim të drogës

Intervistë Kryesore

zagani ne focus-2Intervista e plotë ish-shefit të Antidrogës, Dritan është realizuar nga Basir Çollaku. Dritan Zagani akuzon ministrin Tahiri, drejtues të policisë në Tiranë dhe Vlorë, të Prokurorisë për Krimeve të Rënda si të implikuar në trafiqe. Ai flet për laboratorët e përpunimit të heroinës në Fier, lidhjet e Antidrogës së Vlorës me trafikantët, rrugën që ndiqte droga e Lazaratit nga Borshi drejt Italisë dhe Greqisë. Dhe në fund, frika për jetën dhe familjen dhe transferimi i kësaj të fundit në Zvicër. Zagani është në kërkim, pasi ka thyer “arrestin e shtëpisë” ku gjendej me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Dritan Zagani u arrestua më 2 maj 2015 dhe u dyshua së pari për bashkëpunim në trafikun e narkotikëve, por kjo akuzë më vonë u rrëzua. Ai dyshohet se i ka dhënë informacione për trafikantët një oficeri të Guardia di Finanza. Intervista e plotë e
Intervista e plotë
Si nisi karriera juaj në Policinë e Shtetit?
Kam mbaruar shkollën e Ministrisë së Brendshme, degën e policisë në vitet, ‘93‘94, por duke qenë brezi i fundit i sistemit katërvjeçar të kësaj shkolle, vitin e fundit e kemi kryer në korrespondencë dhe në vitin 1993, jam titulluar oficer policie, me detyrë konkrete inspektor i sektorit të policisë kriminale në komisariatin e policisë Tropojë. Detyrë funksionale, që e kam kryer deri në nëntor të vitit 1996, muaj në të cilin me kërkesën time jam transferuar nga ky komisariat, për në komisariatin e policisë Vlorë. Nga komisariati policisë Tropojë në atë të Vlorës kam ardhur me ndryshim funksioni organik dhe jam emëruar një sektor tjetër, me detyrë specialist i luftës kundër narkotikëve.
Sa qëndruat në këtë detyrë?
Nga ai vit deri në vitin 2000 kam qëndruar në këtë drejtori si specialist. Në vitin 2000 jam shkëputur nga policia për nëntë vite, kohë në të cilën kam qenë emigrant ekonomik në Itali.
Përse u larguat nga detyra?
Ka qenë një urdhër i ministrit të asaj kohë, urdhër në vitin 2009, të cilin nuk e gjeta asnjëherë, me motivin se kisha kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të jashtëligjshme. Ndërkohë unë kisha shkuar në Kosovë, në vitin 1999, për motive private, vit në të cilin edhe ishin hapur kufijtë dhe isha kthyer. Ishte më tepër një sebep për t’u hequr nga puna. Pas konflikteve që pata edhe me drejtuesit e asaj kohe në Vlorë, të së njëjtës linjë në raport me punën.
Kur u rikthyet?
Jam rikthyer në gusht të vitit 2009, jam kthyer nga Italia, dhe më 1 mars të vitit 2010, pas kërkesës sime për t’u rikthyer në polici, ka dalë urdhri i drejtorit të përgjithshëm, ku jam emëruar me detyrë përsëri në sektorin e Antidrogës, në Drejtorinë e Policisë Vlorë. Detyrë që e kam kryer për 2 apo 3 muaj deri në një moment ku me kërkesën time u transferova nga eprorët nga Srejtoria e qarkutVlorë, në Drejtorinë e Kufirit po në Vlorë. Me detyrën e shefit të seksionit të hetimit të krimit në kufi, detyrë të cilën e kam kryer deri në tetor të vitit 2012, kohë në të cilën pa kërkesën e dijeninë time më ka dalë urdhri i transferimit nga Drejtoria eqarkut Vlorë, për në Drejtorinë qarkut Fier, si specialist i qarkullimit rrugor.
Përse?
Ka qenë një periudhë parazgjedhore, ishte disi e vështirë situata në lidhje me trafiqet e paligjshme, që zhvilloheshin kryesisht nëpërmjet detit dhe sidomos në zonën që unë mbuloja, Fier, Vlorë, Sarandë, zona e bregdetit e cila mbulohet nga Drejtoria Rajonale e Kufirit Vlorë, ku unë isha shef i seksionit të hetimit për gjithë këtë vijë bregdetare.
Sa zgjati?
Aty punova disa muaj si specialist qarkullimi, jashtë profilit të specializimit tim. Me kërkesën time, drejtori i qarkut Fier më miratoi largimin nga ky sektor dhe më komandoi në sektorin kundër krimit të organizuar.
Ndodhën ndryshime?
Po në vend të zotit Bozhaj, në Fier vjen drejtor i policisë së qarkut, Ervin Hodaj, i cili vinte pas një karriere të gjatë në Drejtorinë e në komisariat Përgjithshme në sektorin Kundër Drogës.
Reformë?
Pas reformës së përfolur aso kohe pas ndryshimeve të pushteteve, drejtori Hodaj më thërret në zyrë dhe më thotë se kam vendosur të të riemëroj në atë detyrë, pasi kam pyetur dhe kam informacionin se ti mund ta bësh shumë mirë këtë detyrë të rëndësishme, duke më thënë se isha në aftësitë profesionale cilësore dhe më kërkon që të punonim së bashku sa më fort në Fier.
E nisët me vrull?
Jo, nuk e mora me eufori, pasi isha i sapoardhur në Fier dhe nuk e njihja zonën dhe terrenin aq mirë sa e njihja në Vlorë, ku kisha ushtruar aktivitetin tim profesional prej shumë kohësh. I thashë shefit se do bënim maksimumin, por i thashë gjithashtu që informacioni im ishte i shumtë për Vlorën.
Drejtori çfarë ju tha?
Nuk ka rëndësi se ku godasim, rëndësi ka të kemi rezultate konkrete dhe të godasim bazën e trafikut të drogës. Dakord i thashë drejtorit, e pranoj këtë sfidë dhe do të bëjmë maksimumin.
Si e nisët operacionin e parë?
Po e nisa me një informacion konkret për rrethin e Vlorës dhe i thashë shefit se kam një informacion shumë të fortë, që po punojnë shumë trafikantët si në drogat e lehta që ishte kanabis me origjinë nga Lazarati, po ashtu edhe në drejtim të trafikut të drogave të rënda.
Kanabis vinte nga Lazarati?
Po, vinte nga Lazarati dhe trafikohej në drejtim të Italisë dhe Greqisë, por kryesisht në Itali. E gjithë ngarkesa vinte nga Lazarati, bëhet fjalë për vitin 2013, kur unë u riemërova në detyrë në sektorin e Antidrogës në Fier.
Ishte vetëm një grup?
Jo, ishte një linjë e cila funksiononte shumë mirë për trafikantët dhe ishin disa grupe që funksiononin dhe janë ende të pagoditur dhe me një mbështetje logjistike shumë të fortë, sipas informacioneve që kisha unë dhe kolegët e mi.
Për çfarë fliste konkretisht informacioni juaj?
Fliste për një grup kriminal që transportonte tonelata marijuane nga brigjet detare me gomone, me një gomone të fuqishme, e cila mbahej në Greqi dhe vinte nëpërmjet detit deri në Borsh, në Palasë dhe ku të mundej ngarkohej, nga Llogaraja deri në Borsh, në këtë vijë bregdeti ngarkohej me drogë. Minimumi i ngarkesave ishte 1 dhe 1.2 tonë, por kam pasur të dhëna deri në 1.7 tonë një gomone 12 metra e gjatë.
Po ku merrej droga?
Sipas informacioneve të mia, trafikantët e kishin ngritur punën dhe e transportonin drogën nga Lazarati në Borsh. Pjesën më të madhe të transportit të drogës e bënin nëpërmjet linjës Gjirokastër, Fier, Vlorë nëpërmjet autostradës, por unë kisha të dhëna që e kanë sjellë edhe nga Saranda. Gjirokastër, Sarandë, Vlorë.
Sa shpesh trafikonin në këtë linjë drogë këto grupe kriminale?
Në atë periudhë, nëntor 2013 deri në maj 2015, ku unë isha në detyrë, të fiksuara janë shtatë rrugë. Ky grup ishte i mirorganizuar edhe si logjistikë, edhe si financim.

Ç’përfaqësonte ky grup?
Ky grup përfaqësonte një grup kriminal shumë të fuqishëm, me mbështetje të madhe edhe nga kolegët e mi.
Po thoni se grupi kishte në përbërje dhe ndihmohej nga policia?
Shumë të fortë e të fuqishëm në atë kohë dhe sipas informacioneve të mia, ende edhe sot.
Deri në çfarë niveli ishin të implikuar policët?
Homologu im i Vlorës, në një bisedë që unë kam zhvilluar me të gjatë kohës që isha në Fier, ku i thashë se kam të dhëna se x person, për një person që njihej për drejtuesin e këtij grupi dhe pronarin e mjetit si një nga skafistët me të mëdhenj të Vlorës, që po bën një aktivitet shumë të fortë në drejtim të trafikut. I thashë përse nuk nisni një procedim, të hetoni të bëni diçka, të dhëna mund t’jua jap edhe unë, sa të duash. Dhe ai në mënyrë konfidenciale, pasi deri në atë moment më hiqej si fort si koleg korrekt, ishte kolegu im i drejtpërdrejtë, më thotë: “Do një këshillë personale nga unë? Larg duart nga ky person dhe nga ky grup, mos u merr me këto se e ke të kot”.
Njeri i fortë i botës së krimit?
Po, shumë i fortë. Ai investon shumë dhe është i paarrestuar dhe ende në aktivitet.
Por ju nisët operacioni?
Në momentin kur kam nisur me të dhënat për këtë grup kriminal, më thërret drejtori Ervin Hodaj dhe më thotë ‘dua një informacion pikant që të zhvillojmë një operacion të bukur dhe me rezultat, një goditje të mirë’.
Si i thatë?
I thashë që kam informacion për një grup të madh në Vlorë, që përveç marijuanës po merret edhe me kokainë. Ai ka një linjë që ikën me makinën e tij private nga Vlora në Greqi. Në Greqi ka një mjet gomone me tre motorë me gjatësi 12 metra, me kapacitet deri në 2 tonë ngarkesë. Me këtë mjet vjen në Borsh, ngarkohet dhe zbarkon në Puglia dhe Leçe ku ka zonën e tij të zbarkimit. Por ka pasur kërkesa dhe për më tej. Ka pasur një mjet të fuqishëm dhe dilte edhe me det 5 ballë dhe mund ta dërgonte edhe në Kalabri zbarkimin e mallit.
E mbulonte ketë aktivitet me biznes. Në informacionet tuaja përmendej gjëkundi ky emër, nga burimet e tjera zyrtare apo konfidenciale?
Ky personazh së paku ligjërisht me aq sa unë di nuk është në asnjë biznes. Mund të them se ky është një ndër trafikantët dhe skafistët më të njohur në Vlorë dhe quhet siç e ka shkruar prokurori në aktakuzë, shtetasi A. D. Emri i tij përmendet në materialet e prokurorisë, nuk penalizohet asnjëherë. Madje, prokuroria pretendon se unë kam kryer një veprim arbitrar duke hetuar këtë shtetas jashtë territorit të kompetencës sime. Sipas prokurorisë, nëse unë marr një informacion jashtë Fierit për çështje trafiku, nuk kam të drejtë të hetoj. Në fakt, Ligji për Policinë e Shtetit ngarkon çdo punonjës policie kudo dhe kurdo që është edhe jashtë funksionit, kur vihet në dijeni për një vepër penale apo aktiviteti kriminal të shkruajë menjëherë informacionin dhe nisë menjëherë hetimin ndaj këtij aktiviteti kriminal dhe ta raportojë tek eprorët, siç unë kam vepruar.
Ju e raportuat dhe deri në ç’nivel e keni raportuar emrin e këtij personi?
Po, unë e raportova te drejtori i Fierit, Ervin Hodaj dhe ai më kërkoi të hetojmë dhe zhvillojmë operacionin deri në fund. Mbas kërkesës së drejtorit, kam përpiluar një informacion konkret, duke i bërë një kërkesë specifike drejtorit. Duke qenë se unë njihem në Vlorë për shkak të aktivitetit tim profesional, nuk kam kompetencë territoriale Vlorën, por edhe duke ditur lidhjet e fuqishme të këtij shtetasi me disa të Prokurorisë për Krimeve të Rënda, këtë informacion ma kanë thënë njerëz të mi, që më përcillnin informacione.
Këto njohje të subjektit në hetim, sipas informacioneve që ju kishit, e kompromentonin operacionin tuaj?
Duke pasur këto të dhëna, unë i kërkova një kërkesë specifike drejtorit tim, duke i thënë se do të bëj të gjithë informacionin që kam, do ta jetoj e ndjek çështjen në detaje, por emri im nuk duhet të figurojë në materialet zyrtare.
Përse?
Për dy arsye. Së pari, jo për frikën time. Frika se po të dilte që unë hetoja çështjen, atëherë personi do të kuptonte menjëherë se cili ishte burimi. Kjo për arsye se burimi ishte i brendshëm dhe ai e dinte lidhjen e tij me mua.
U bë operacioni?
Jo.
Përse?
Sepse u shit informacioni. Unë e dërgova informacionin me email te drejtori, me emra konkretë, me mbiemra, me adresa, me banesa, me të dhëna të detajuara, me numra telefoni konkretë. Numra të tij dhe të lidhjeve të tij. Kanë qenë pesë numra telefoni që m’u kërkua t’i vija në vëzhgim, për të provuar nëse të dhënat që ne kishim ishin apo jo të sakta.
Si ndodhi më pas?
Pasi bëra informacionin, ia kalova drejtorit Ervin Hodaj dhe ai e korrektoi dhe më tha shumë mirë. Do ta dërgojmë në qendër lart në Tiranë dhe të bëhemi gati për operacionin. Rreth 15 apo 20 ditë pasi unë ia kisha dhënë këtë informacion drejtorit dhe ai e kishte dërguar në qendër, drejtori më thërret në zyrë dhe më thotë. ‘Ato pesë numra që ne kemi dërguar po i ndjek kolegu ynë në Tiranë, Ervin Hasrama, specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në sektorin e Antidrogës. Por më thotë që të gjithë numrat e dërguar nga ne janë mbyllur’. Këtë ne e mësojmë 15 ditë më pas…
Ç’bëtë pastaj?
I kërkova drejtorit 24 orë kohë që të merrja informacion se çfarë kishte ndodhur. Aktivizova burimin tim dhe të nesërmen mora numrat e rinj që kishin vënë në përdorim dhe mësova që drejtuesit të grupit i kishte vajtur një porosi nga lart, siç thoshin ata që duhej të ndërrosh numrat e telefonit. Unë rimora numrat. Subjekti që ne po hetonim ishte njoftuar ‘ndërro numrat se po të ndjek policia’, ai ishte vënë në dijeni për hetimin që po bënim ne. I raportova drejtorit për zhvillimet dhe dijeninë që kishte marrë ai për hetimin tonë, i thashë se kisha numrat e rinj dhe ai sërish me këto numra ishte në aktivitet kriminal.

Çfarë ju tha drejtori. A kishin shkuar informacionet tuaja në prokurori, përveçse në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë?
Drejtori më thotë më ribëj një informacion me të dhënat e reja që ke marrë, ma dërgo me email, t’ia dërgojmë qendrës dhe ta rifillojmë çështjen. Kur kam dërguar informacionin e dytë, drejtori më ka prezantuar me zotin Ervin Hasrama, ndonëse unë njihesha me inspektorin që ishte oficer drejtimi në sektorin e Antidrogës në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Prej tij mësova se ai kishte verifikuar nëpërmjet numrave dhe policia 15 ditë ka hapësirë ligjore të vëzhgojë. Dhe atij i rezultonte se ky ishte një grup me aktivitet kriminal, ashtu siç unë ia kisha përcjellë të dhënat.
Më pas?
Pasi është bindur se kemi të bëjmë me një grup me aktivitet kriminal, Hasrama ka bërë material për në prokurori për të kërkuar hetim të mëtejshëm me metoda speciale për këtë grup dhe ka dërguar kërkesën te Krimet e Rënda. Më thotë ‘kam dërguar dy herë kërkesën te Krimet e Rënda dhe nuk kam marrë asnjëherë përgjigje. Me sa duket lodhemi kot, se Krimet e Rënda nuk duan ta hetojnë këtë grup’. Ky informacion i është përcjellë dy herë qendrës dhe Prokurorisë për Krime të Rënda në nëntor dhe dhjetor të vitit 2013.
Si vendosët të vepronit?
Në këtë situatë kërkova meqë informacionin e kemi të saktë, burimin gjithashtu të saktë, si për drogën, për qarkullimin e parave dhe njerëzit në grup të veprojmë vetë. Hasrama më thotë se mund të veprojmë vetëm në kushtet e flagrancës.
E ndoqët sërish?
Dy ditë më pas unë mësoj nëpërmjet burimit se grupi kishte një ngarkesë prej një ton drogë në një banesë në bregdetin e fshatit Borsh. Burimi si gjoja shoqërues rastësor i njërit prej anëtarëve të grupit kishte qenë dhe kishte parë ngarkesën në vilën dykatëshe dhe dy persona që e ruanin me armë zjarri kallashnikov gjatë natës.
Ju informoi?
Po, të nesërmen menjëherë. E pyes nëse vijmë mund të verifikojmë cila është banesa? Me thotë që ‘po, mundemi ta bëjmë’. Në këtë kushte, sapo shkoj në zyrë, marr takim me shefin e sektorit, zotin Skënder Hitaj, pak javë i emëruar dhe i them për informacionin që kisha. Më thotë të flasim me drejtorin dhe marrim udhëzimet. Drejtori kishte thënë që të bëjmë verifikimin në terren të banesës, të informojmë qendrën, të vijë dhe Hasrama dhe të bëjmë një operacion të koordinuar me eprorët tanë të Drejtorisë së Përgjithshme dhe rezultati është i punës së përbashkët.
Si vepruat?
Gjithnjë pas miratimit të drejtorit, shefi i sektorit më dha porosinë e tij, mora një mjet të punës, ishte mjet i sekuestruar, një “Mercedes” që përdorej nga ne me urdhër të prokurorisë, e furnizuam me karburant nga magazinieri i drejtorisë. Kam ardhur në Vlorë, kam marrë burimin. Ndërkohë kam marrë urdhër edhe nga qendra, në komunikim të vazhdueshëm më Hasaramën. Dhe nisem gjoja si turist me burimin duke bërë një xhiro deri në Borsh, në plazh. Nga burimi mu bë me dije prezenca e vilës, nuk ndaluam që të mos binim në sy, se sipas burimit, kishte dhe roje të armatosura. Njoftoj Skënder Hitajn dhe Hasramën për verifikimet e bëra.
Çfarë ju thanë eprorët pastaj?
Hasrama më tha nxito ‘shko në zyrë, do të të dërgoj në email hartën e fshatit, do më lokalizosh objektin, ma dërgo menjëherë me email dhe veprojmë’. Kam bërë atë që më kërkoi Hasrama, ia dërgova materialin, i raportova dhe me telefon gojarisht edhe shefit të sektorit, duke kërkuar gjithnjë të mos dilte emri im për arsyet që ua isha bërë në dijeni. Në informacionet e dërguara qendrës ka firmosur drejtori Hodaj dhe z. Hasrama. Veprimet u mbyllën rreth orës 12 e gjysmë 13 dhe prisja urdhra konkretë nga eprorët. Asnjë përgjigje deri të nesërmen në drekë, kur më marrin në telefon njëri pas tjetrit Ervin Hasrama dhe Sokol Selfollari, ky i fundit shefi i sektorit të Antidrogës në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Dhe me thanë se informacioni që unë kisha dhënë 24 orë më parë, ndonëse unë e kisha verifikuar, sipas tyre nuk është i saktë, sepse është ndërhyrë në banesën në fjalë dhe nuk është gjetur lëndë narkotike. Dhe asnjeri. Kërkova shpjegime se si ishte bërë ky operacion që e kishim nisur ne pa na vënë në dijeni dhe bërë pjesë të operacionit.
Si ju shpjeguan?
Sokol Selfollari më thotë se ua kaluam informacionin atyre të Vlorës dhe kanë vepruar ata sot para gjysmë ore dhe thonë se nuk ka gjë. Pra, për 24 orë kur ishte dhënë informacioni. Pra, siç më thanë eprorët e Tiranës, informacioni ishte dhënë po dje, siç dhe kur unë e kisha raportuar, por Drejtoria e Vlorës nuk ishte pasur mundësi të kryente operacionin dhe e kishte lënë për ta kryer të nesërmen, duke lënë të kalojnë 24 orë. E njëjta gjë thotë është, ndonëse unë e çmoj si gabim, sepse nuk besoja te policia e Vlorës.
Ju dyshoni te policia e Vlorës?
Nuk kam për të dyshuar. Homologu im i Vlorës më kishte thënë, shefi i Antidrogës së Vlorës, kur unë ia kërkova që të goditej ky grup, më tha hiq dorë, mos u merr me këtë grup. Ky është fakti i dështimit, pasi sot shefi i Antidrogës së Vlorës bredh me makinë që ia ka bërë dhuratë ky person i këtij grupi. Mua thjesht më thanë se doli bosh. Të gjithë ishin njoftuar, por unë s’e mora me mend se ata do njoftonin Vlorën, sepse ua kisha thënë se Vlora nuk do ta godiste këtë grup.
Ju ku ishit në këtë moment kur po zhvillohej ky operacion?
Kur është kryer ky operacion, unë isha në funksion në zyrë në Fier dhe nuk jam njoftuar fare për veprimet e kryera. Personi dhe vendi ishin jashtë juridiksionit tim, në fshatin Borsh. Ishin vënë në dijeni edhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë. Vënia në dijeni e Drejtorisë së qarkut Vlorë, sipas meje ka sjellë dështimin e operacionit, sepse është shitur informacioni.
Ju ia bëtë prezente dyshimet tuaja eprorëve?
Po, ua kam bërë, madje i kam thënë edhe në telefon z. Selfollari, ‘ta dija se do ia përcillnit menjëherë Vlorës, nuk do jua bija informacionin, sepse unë e dija se në policinë e Vlorës grupi që ne ndiqnim kishte dhe ka lidhje me policinë’.
Çfarë ju tha ai?
Ai më tha nuk bën mirë që paragjykon kolegët pa pasur fakte. Po fakti flet vetë i thashë. Ju keni marrë informacionin dhe godisni me 24 orë vonesë.
Po dështonit rregullisht?
U zhgënjeva shumë nga ky dështim. Shkova te shefi i sektorit dhe i thashë. Skënder, informacionet e mia po shiten, nuk e marr vesh nga dalin, pas këtij veprimi që u krye, zoti trafikant është njoftuar me hollësi edhe nga ikën informacioni. Pasi ka vajtur ditën e nesërme në banesën e burimit tim që më jepte informacionin dhe i ka thënë konkretisht që filani, duke përmendur emrin tim, është i informuar mbi aktivitetin tim dhe ti nuk ke bërë mirë që e ke informuar atë për aktivitetin tim. Pasi unë kam tabulatet e atij zotërisë, bëhej fjalë për numrin tim të punës, ku ti e ke marrë në telefon dhe i ke thënë për mua. Subjekti i kishte thënë burimit shikojë këto letra, këto janë tabulatet e Dritan Zaganit, ti i ke dhënë mesazh mbi aktivitetin tim. Nuk e kam problem për 2000 euro që kam blerë këto tabulate, jam gati të jap edhe 2000 euro të tjera dhe t’ju zhduk juve.
U tremb burimi?
Më erdhi i trembur dhe qante se ishte shumë i kërcënuar. Të të vijë një trafikant me të dhënat e një punonjësi policie në doreë?! Unë humba besimin dhe u betova që me këta drejtues të shitur nuk do të jepja më asnjë të dhënë.
Si vepruat?
Vajta te shefi im i sektorit dhe i thashë që informacionet e mia janë shitur dhe po shiten në vazhdimësi. Shefi më thotë që ti ia ke kaluar drejtorit dhe ata ishin kaluar me email, ndiqej gjithnjë procedura.
E njoftoi drejtorin?
Po, shkoi shefi të drejtori dhe unë ndërkohë e prita te dera dhe kur doli, më thotë se ‘drejtori ndihej i fyer, mos kujtoni se ia kam shitur unë?! I thashë s’e dimë porZagani më thotë se janë shitur rregullisht, atëherë më thotë të vazhdojë me qendrën’. Ndërkohë më thërret në zyrë z. Arben Janaqi, nëndrejtori, që ishte dhe përgjegjësi për linjën e Antikrimit në drejtori sipas organikës.
Përse ju thirri?
Për një verifikim, sipas meje në kuadrin e SHKB, por rutinë. E vura në dijeni dhe atë për problemin për shitjen e informacioneve “më shkojnë tabulatet te trafikantët”. Ai ngritit supet dhe më tha s’di çfarë të të thotë vëllai.
Po punonit kot, si vazhduat?
Në këto kushte, në bashkëpunim me shefin e sektorit, që ka qenë dhe është sipas meje shumë korrekt, jam i bindur për këtë, fola me të dhe tha të punojmë. I them të bëjmë ndonjë goditje, ose kështu s’kemi pse punojmë. Çdo info që merrja nëpërmjet telefonit, informacioni përfundonte te subjektet që ndiqnim dhe më linte të kuptoja se çdo gjë që po hetoja shitej.
Si vepruat?
Mëseva nëpërmjet burimeve të mia që Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm dhe Prokuroria 15 apo 16 janar 2015 më ka vënë numrin tim të telofonit të punës në përgjim. Këtë ë mësova edhe kur një informacion tjetër që unë kisha, për një grup tjetër kriminal nga Vlora, që kërkont transport, për një sasi 100 deri në 200 kilogramë marijuanë drejt italisë. Nëpërmjet një tjetër burimi, jo atij të parit, mësoj për këtë grup kriminal, flas me shefin z. Hitaj. I shpejgoj se kemi info se një grup kriminal mallin do e sjellin nga Lazarati, nga Levani për në Vlorë. Nëse është e mundur dhe kalon në Fier skam besim te Vlora, të bëjmë operacionin ne. Biem dakort me shefin, z Hitaj. Unë përpiloj informacionin, dhe i hedh në ssitemin tonë policor sic e do procedura, vihet në dijeni drejtori Ervin Hodaj që jep miratimin e tij . Njoftojmë qendrën, lidhemi me z, Hasrama përsëri. Një informacion që ksihim për bandën e parë se trafikonin jo vetëm marijuanë por dhe koakinë për në Greqi. Marrim info që do të kalonte personi nga Vlora drejt Greqisë me 2 deri në 3 kilogramë kokainë në makinë të fshehur dhe ne mësuam vednin ku e kishte fshehur në makinë. Do organizonim një pstbllok në Levan për të verifikuar të dhënat. Në këtë moment vjen z. Hasrama me një grup pune, ne të Fierit, me shefin e sektorit në krye, organizojmë postbllokun lëmë mjetet në distancë, që të bllokonim rrugën dhe shoqëronim personin për të bërë kontrollin. Pritëm disa orë, të dhënat ishin të sakta por makina nuk erdhi. Unë jam i bindur se ai përsëri ishte njoftuar nga dikush, Edhe për këtë operacion ishin vënë në dijeni eprorët e mi në drejtori dhe në Drejtotrinë e Përgjithshme, se ishte dhe z Hasrama në operacion
Po prokuroria?
Hasrama më ka thënë se kam dërguar dy herë kërkesë për fillim procedimi penal dhe nuk kam marrë përgjigje dhe ramë dakort që çfarë të bënim ta bënim vetë.
Nuk patët asnjëherë sukses?
Në drejtim të këtij grup

Po në Fier kishte banda apo vetëm në Vlorë?
Në Fier kishte. Flasin statistikat dhe rezultatet për punën që kam kryer.
Keni bërë një operacion dhe keni sekustruar në Fier marijuanë?
Po. Një burim i imi më thotë se një grup kriminal do të transportojë drogë nga Lazarati në drejtim të Italisë, informacioni i parë në dhjetor, Pasi e mora e përpilova informacionin e hodha në sistem, bisedova me shefin e sektorit dhe i thashë si të veprojmë se do të dështojmë se na shiten informacionin. Shefi më kërkon informacionin dhe më kërkon që të takohet edhe ai me burimin tim. Po i them dhe organizoj një takim me burimin . Theksoj gjithmonë se burim informacioni, jo informator se ka nbdryshim shumë të madh ligjor. Oficeri policisë merr informacion në disa rrugë të ndryshme nëpërmjet bashkëpunëtorit, cili është dokumnetuar në kartotekën e policisë kriminale, nëpërmjet burimvee konfidenciale, ku futen të gjitha lidhjet dhe njohjet personale që ka personi oficeri i policisë, apo burime të treta ku mund të futet edhe media çdo gjë që shërben punë. Organizova takimin, raportoi burimi për të dhënat sic ishin në detaje. Vendosëm me shefin, pasi burimi ishte pikë referimi për trafikantët, pasi ata mendonin se duke shfrytëzuar atë si shofer për të transportuar. Ai na tha që unë trafik nuk bëj, si të veprojmë. Diskutojmë më shefin e sektorit dhe udhezojmë burimin tu thotë trafikantëve silleni mallin në Fier se e kam kamionin në një ofiçinë në Fier, ndonëse ai nuk ishte kamion të vetin ishte thjesht një shofer. Në këto kushte fiksuam ditën kur ai do tu thoshte sillni drogën në Fier, ju pres në Levan pasi nuk e marr përsipër ta transportoj drogën në Shqipëri. Burimi na raportonte, organizuam dy herë shërbim në pritje të ardhjes së ngarkesës dhe të dyja herët kemi dështuar. Herën e dytë në vendet e shërbmit me merr një officer imi dhe më thotë se ktu pranë nesh janë dhe makina të antidrogës së Vlorës. Mos po ndjekim të dy palët të njëjtin subjekt. Marr shefin dhe ai lidhet me kolegët e Vlorës dhe rezulton se ashtu ishte, kishin ardhur ata në territorin tonë, çuditerisht pa dijeninë tonë. Komunikon shefi që të ishim bashkë të harmonmizuar në një operacion se dështonim. Pas kësaj bisede mësojmë se bëhej fjalë për të njëtin subjekt. Ata ikin dhe thonë po ikim ne por transportuesin mos e arrestoni se eshte i infiltruar. Kjo na e komplionte dhe fuste në paligjshmëri operacionin dhe sërish dështuam.
Përsëri?
Po ndonëse trafikantët e Vlorës vazhdoonin ti thonin burimit kur do ta sjellim mallin që të na e cosh në Itali. Flas me shefin për të vendosur si të vepronim. Ai më thotë njoftojmë drejtorin dhe veprojmë vetë. I them nk flas në telefon se me shiten informacioniet e dal të komunikoj në teren me burimin. Ka qenë e shtuna e 13 janarit kam ardhur në Vlorë, kam folur me burimin, ndonëse isha në përgjim dhe vëzhgim, me autorizim nga prokuroria. Takova burimin i dhashë detyren verbale si do sillte lamë takimin ora 6 o 6 e 30 që të vinte malli në Levan. Burimi vajti dhe nuk më mori në telefon por erdhi dhe më takoi ashtu sic kishim rënë dakort, sepse telefoni shitej. Ata do vinin në ora 6 e 30 do sillnin mallin në Levan, ishte skema jone dhe do vinin me nje volksvagen polo gri. Mjeti që do sillte drogën.,Nën drejtimin e shefit të sektorit Hitja, dhe pas njoftimit të drejtorit Hodaj, organizuam shërbimet për të veëzhguar e rrethuar trafikantët. Rreth orës së caktuar marrrr sinjal nga burimi se po vinte malli dhe duket makina polo me canta të zeza të mëdha pas, që binin në sy. Në qendër të fshatit Levan ishte shefi sektorit me dy grupet une me dy grupe të tjera pas dhe bllokuam rrugën në qender të Levanit. Kështu i rretthuam. Ishin dy shtetas, Ermal Daja dhe Gani Shahi sic janë dhe të përmendur në materialet e prokurorisë, sekuestruam 109 kile, nga 110 qe kishim të dhëna.
Nuk dështuat?
Këtë herë jo se unë nuk përdora telefonin. Shoqëruam tre automjete të tjera dhe atë të burimit për të fshehur burimin. Bëmë procedurën ligjore, por për të mos referuar te Krimet e Rënda sepse skisha besim, bëra referem në prokurorinë e rrethit Gjyqwsor Fier, nën referimin dhe miratimin e shefit të sektorit dhe drejtorit të policisë së Fierit. Kur të bëhej materiali dosja të shkoja tia raportoja drejtorit gojarisht se u krye detyra, ndonëse shefi i sektorit kishte vënë në dijeni Ervin Hodajn dhe Albert Janqin. Drejtori më falenderoi për këtë sukses
Ju uroi?
Kjo dosje e operacionit me sukses është akuzë për mua për shpërdorim detyre, ndonëse unë dhe shefi i sektorit që ishte në operacion me armë në dorë dhe drejtori na kishte miratuar operacionin, Dhe prokuroia petendon se ne kishim ndërprerë operacionin që do ndiqej deri në Itali, ndonëse ne kishm vënë nëd ijeni konform procedurës eprorin. Vetëm unë rezulton sipas prokurorisë të kem shpërdoruar detyën se kam arrestuar trafikantët e sekustruar drogën.
Nga vinte droga dhe u arrestuan të gjithë personat?
Transportuesi ishte ng a Memaliaj dhe droga vinte nga Lazarati. Transportuesi u vu në dijeni që të vinte më aty. Blerësit e drogës u detyruan shkonin ta merrnin drogën vetë, jashtë Levanit, i thanë burimit do vimë vetë dhe na prit atje. Personi transportues nga hetimi dhe nga jo qe unë kam parë në dosje sme rëzulton, sepse unë akuzojhem se jam lidhur me një bandë nga vlora. Unë kam hedhur informacione ne system për banda të trafikut të Vlorës. Ishte një linjë ku funksiononin banda të Vlorës dhe të Fierit nga Lazarati. Lidhja ishte transporti, e nxirrnin mallin nga Lazaratiu dhe kishin mbështetje
Po Fieri kishte trafik droge se po flisni vetëm për Vlorën?
Ne hymë në një operacion dhe nuk donim të tërhiqeshim dhe na vinin informacione. Në Fier ka pasur dhe kam ende plot informacion. Në Fier është më specifike trafiku i drogës, pasi nuk është vetëm trafik marijuana. Fieri është një bazë shumë e fortë e trafikut të heroinës dhe kokainës, por dominon heroina. Janë disa grupe shumë të forta që merrren me trafikun e heroinës dhe nga të dhënat e fundit të mia rreth para një viti kur isha në detyrë, në Fier them se ata disponojnë laboratore që rafinojnë përpunojnë në cilësi maksimale heroinën pasi vjen e kamufluar me materiale të ndryshme përpunohet dhe rafinohet në Fier. Droga vinte nga Turqia, dhe destinacioni pas përpunimit kryesisht ishte perëndimi, si Italia, Zvicra, Gjermania, etj.
Nga kto informacione për trafik kokaine e heroinë dhe ekzistencën këtyre laboratorëve nisët ndonjë operacion për goditjen e këtyre grupeve kriminale?
Në atë periudhe prej shtatë tetë muajsh që unë isha në atë detyrë jam marrë personalisht me studimin e situatës, e gjendjes, kam diskutuar verbalisht, kam hedhur edhe ndonjë informacion në sistem, ndonëse nuk kisha shumë besim, kam pasur edhe rezultat duke bashkëpunaur me qendrën. Një herë kishim të dhëna interesante se na ishte larguar një subjekt nga Fieri drejt Kakavijws.
Si vepruat?
Njoftova Selfollarin dhe arritëm ta kapnin dhe shefi me përgwzoi se informacioni rezultoi i saktë.
Prokruroria ju akuzon ndër të tjera se keni dhwnë informacion të pautorizuar dhe keni bashkëpunuar në trafik me një oficer të Guard di Finanzza, Alessandro Giuliani, qëndron ky fakt?
Pas emërimit tim në Drejtorinë Rajonale të Kufirit në Vlorë, pas rikthimit në punë në 2010, meqë isha dhe njohës i gjuhës italiane me një urdhër verbal të drejtuesve mbuloja dhe si pikë kontakti Guardia di Finanzza që operonte në Shqipëri dhe me policinë e Brindisit eBarit, si dhe me Igumenicën për një periudhë 3 vjeçare nga viti 2010 deri në 2012. Duke punuar në këtë pozicion kam pasur relacione të shumta me Guardian si ktu dhe jashtë. Në të gjitha takimet dypalëshe ktu dhe ne Brindisi kam qenë pjesë e delegacioneve dypalëshe.
Kur jeni njohur me zotin Giuliani?
Me zotin Giuliani jam njohur nga komandanti i tij Fabrizzio Cavalli në Vlorë në vitin 2012 në kazermën e Gurardias në Vlorë ku ai erdhi në Shqipëri si zvëndës drejtues i Guardia di Finanzza për disktriktin e Vlorës. Ai mbulonte dhe anën informative në shërbimin e tij ndaj takimet me të ishin të përditshme në shkëmbimet e të dhënave për trafiqet e paligjshme në dy antë e brgjeve. Ai ka qenbë për një vit prezent në çdo operacion që kemi kryer dy palët
Sa kanë shërbyer informacionet e tij?
Ne krijuam raport të mire profesional dhe patëm rezultate të mira në drejtorinë e rajonale të kufirit Vlorw. Konkretisht mund të përdenim raste, ku them se janë arrestuar reth 10 mjete lundruese që kryenin trafik janë kapur tonelata drogë edhe ktu edhe në brigjet e Italisë, janë kapur dhe mjete te kamufluara me drogë dhe logjistika e tyre na ndihmonte. Kemi kapur keshtu marijuanë dhe heroinë, heroina në vitin 2011, një shtetas nga fieri me 4 kile heroinë.
Prokuroria thotë keni marrë para?
Guiliani pas mbarimit të mandatit u kthye në Itali në polici sërish. Ne u miqësuam dhe krijuam lidhje familjare pas largimit të tij në Itali. Nga kjo marëdhnie kam përfituar edhe profesionalisht
Si dhe a keni marrë para prej tij?
Do e sqaroj dhe punën e parave, sic pretendojnë ata të akuzës. Për cdo lloj informacioni që mua më duhej për element të ndryshëm, trafikatë apo veprimtari të ndrsyhme kriminale të grupeve Itali, Shqipëri që mua më duhej të bëja verifikimet, ai i kryente në kohë rekord.
Shkëmbimi i informaconit ishte me procedurë ligjore, apo tejkalohej disi?
Unë shfrytëzova në këtë rastë miqësinë me të për punën time zyrtare. Në të gjitha raste ishhin në dijeni drejtuesit e mi. Ka pasur raste kur ata më kërkonin ta shfrytëzonim këtë mundësi.
Konkretisht?
Kur isha në Fier në një rast më merr në telefon nëndrejtori i Fierit z. Lorenc Meta dhe më thotë me miqtë e tu në Itali mund të na japësh një ndihmë të madhe. Kemi një rast grabitje me arëm dhekemi mundur të kapim vetëm makinën e djegur. Kanë grabitur argjendari kanë qëlluar dhe me arëm në qytet në qendër katër persona të armatosur ksihin terrorize njerëzit, duke qëlluar me qtë arme pronarin e argjendarisë. Ishte ditë pushim, por marr Alessandron dhe I them dua të më ndihmosh., Kishim një numër telaajo të makinës dhe të gjenim kush e ksih sjellë makinën në shqipëri, U lidha në telefon me Giulianin dhe kërkova ndihmën e tij. Ai brendas 24 orëve më solli dy emra shqiptarësh si blerës të automjetit dhe ia kalova nëndrejtorit, menhëherë për 24 orësh nëndrejtori Lorenc Meta dhe shefi sektorit Bejkush Sina, shefi sektorit të krimeve të rënda në drejtori më falenderuan për ndihmën e dhënë. Sepse u arrit në 24 orë të zbulohej grupi grabitësve dhe malli i grabituur , armët dhe katër arrestime, goditëm kështu një grup kriminal të rrezikshëm me këtë bashkëpunm, me emeilin dhe telefonin e punës kanë qenë gjtihnjë komunikimet e mia më Alessandro Giulianin dhe këdo tjetër. Sektori ku ai punonte ka akses ne informacionin për trafiqet në të gjithë botën. Dhe në një rats tjetër kishim një rast vrasje dhe një makinë të djegur. Sërish kolegu Sina kërkon që të përdorim ndohmën e Gulianit që aso koshe ishte në Shqipëri dhe erdhi shkuam në drejtori. Mori të dhënat e asaj që kishte mbetur nga makina, bëmë fotot dhe premtoi se sa të kthehej në Itali do të dërgonte të dhënat për të mundësuar zbulimin. Pas një muaj dergon informacionin pas verifikimit dhe rezulton numri që kishim dhënë ishte i gabuar.
Po në rastet e trafikut të drogës keni bashkëpunuar?
Me vizitat në Shqipëri të Giulianit njëherë qëlloi të takohej dhe me një nga burimet e mia kofidenciale, Duke qenë dhe njohës i italishtes u miqësuan shpejt dhe i jepte të dhëna për trafikun e drogës kundrejt shpërblimit ligjor. Ai e pyeti edhe për info nëse kishte për ngjarje që lidheshin me trafikun drejt Italisë, Dhe ai kërkoi ta informonte kur bëhej fjalë për ngjarjë trafiku në itali. Burimi pranoi. Nëse ai do ishte bashkëpuntor me dosje mua sdo me lejohej kurrsesi as ta prezantohej e jo më ta lejoja të informonte. Ka pasur raste që kanë informuar dhe për këtë prokuroria më akuzon. Zhgënjyer nga shitjet këtu i thashë shefit verbalisht se kur të kem info për trafikantët anë në Itali do i tregoja atij dhe i thashë mua s’më lënë ta kap trafikantin nëse të vjen atje e arreston ti? Ok, më tha më jep të dhënat e arrestojmë. Por sërish dy herë që unë e njoftova Giulianin sërish dështova dhe sërish e informuan trafikantitn sepse më përgjonin mua dhe nga telefoni i punës. Nga marsi prill 2014 një burim imi më thotë se kam një kërkesë nga x trafikant, të cilin unë e njihja shumë mirë, se ka një shoqëri transporti kamionësh dhe autobuzësh në Vlorë. Ai kërkontë burimit do vish të bësh me mua për një rrugë si shofer dhe do ikim pak larg në Gjermani. Dakort pranoi burimi , por donte të dinte se përse dhe cfarë do të merrnin. Ai i kishte lënë të kuptonte se do merrnin pak gjë, ndonjë lloj droge. I them mos të do për trafik kokaine?. Prano kërkesën i thahsë deri kur vjen momenti që do implikohet droga dhe aty tërhiqu, mos të jesh pjesë e trafikut. Dhe ramë dakort. Një ditë më merr në telefon burimi dhe me thotë se po nisem për Gjermani po nuk e di saktësisht e ka, apo nuk ka dhe se çfarë ka pasi po nisem me djalin e zotërisë dhe djali i tij nuk besoj se e bën atë punë. Po ikim me një kokë kamioni atjer djali ka blerë një rimorkio dhe do e sjellim në Shqipëri. E prorosita të bëjë kujdes mos implikohej. Për dy ditë dhe net nuk arrita të kontaktojmë me të as unë dhe as familjarët. Pas 48 orësh më merr në telefon dhe më thotë kemi qenë në Gjermani e kemi marrë një rimiorko
Ju ishit në përgjim?
Po isha dhe e dija. Ai më thotë se kur arrita në Brindizi dhe në një moment kur më la vetëm djali zbulova se ka drogë në kamion dhe tani po cmendem nuk di se cfarë të bëj. I thashë të qetësohej dhe të mendonim se çfarë duhej bërë. Nuk duihej nëse do vinin në Shqipëri dhe po mendonim si ta shmangnim dhe për këtë marr në telefon shefin e sektorit për të organizuar operacionin nëse ngarkesa vinte në Port. Zoti Hitaj më tha ok, njoftojmë drejtorin dhe qendrën dhe bëjmë operacionin
Ç’ndodhi dështuat sërish?
Jo, pasi diçka më shumë se një orë më merr në telefon Giuliani dhe më thotë se jam nisur urgjent për Brindizi, sepse miku ynë më ka marrë në telefon se ka një ngarkesë kokainë në Brindizi te kamioni dhe po shkoj të organizoj punën të arrestojmë atje.
I them se nuk duhet të ndërhysh se po presim ne?
Ai më thotë se kjo ëhstë arsyeja spse ka mndryshuar destinacioni. Nëpërmjet familjarëve arrij më pas të lidhem sërish me burimin dhe e pyes se ccfarë po ndodh. Më thotë se po pres Alessandron sepse ky ndërroi, i preu biletat për në Igumenicë, e jo për Vlorë dhe unë nuk iki më në kamion kam frikë. Ok thashë le të veprohet atje.
U krye?
Në darkë vonë më merr Giuliani në telefon dhe më thotë sekuestruam 5 kile kokainë dhe arrestuam djalin e atij subjektit trafikant shumë i fuqishëm në qarkun e Vlorës, aktualisht në burg për trafik droge. Ai dhe dy djemtë të arrestuar për trafik droge, njëri në Itali, dy të tjerët ktu, autobuzi tij është kapur në Kakavijë me hashash.
Burimi kërkonte shpërblimin?
Po atë priste. Në këtë periudhë burimit i ndodh një fatkeqësi djali bën një aksident dhe e merr përsipër e shoqja, djali është i sëmurë hemofilik, djali merr makinën pa patente bën një aksident dhe largohet nga vendngjarja. Duke pasur nevojën për lek merr Alessandron dhe kërkon lek nëse ishte e mundur
Ai ia kaloi?
Guiliani me merr në telefon e më thotë duhet të më bësh një nder me jep një kod me 10 shifra. Do shkosh në Western Union do marrësh këto lek e do ia dërgosh burimit se më mori në telefon dhe ka nevojë për lek dhe i duhen.
Përse në emrin tend?
I thashë i ke nisur, po më tha. I them mos e përsërit këtë se është gabim dhe jo i ligjshëm nuk më lejohet mua. Sigurisht bisedë në telefonin e punës I tërhoqa nëFier dhe pastaj u largova nga puna dhe ia dërgova burimit menjëherë, pasi kasha marrë leje nga shefi sektorit për tu larguar nga puna. Dhe burimi ka deklaruar në prokurori se ka marrë lekëet për punën që ka bërë
Zagani trafik nga deti toka por dhe nga ajri, nisi të vijë dhe nga ajri, droga tani me avionë?
Në fund marsi e fillim prilli 2014, më thërret në zyrë shefi im Hitaj dhe më thotë se kemi një të dhënë nga Shërbimi Informativ, dega Lushnje, që po zhvillohet trafik droge me avion dhe kjo është e dhënë e sakte se na ka ardhur një avion e është ulur në Divjakë para rreth 10 ditësh, sipas infos së SHISH, një avion i vogël
Ku e pyes?
Një zonë para mbërritjes në Divjakë një rrugë e vogël fshati dhe shefi kërkon të shkojmë të verifikojmë këtë informacion sepse na e kërkon infon qendra lart. Morëm një makinë të punës me shefin e sektorit dhe komisariati i Lushnjës na dha një inspektor të njohjes së zonës dhe u takuam me shefin e krimeve të lushnjes Geri Tona, dhe kur do të niseshim nga klubi i shoferit për në Divjakë, shefin e krimeve e merr shefi komisariatit që të kthehej në punë në komisariat sepse kishte një punë emergjente dhe na dha një inspektor rendi për të na shoqëruar, njohës i zonës.
Dhe u nisët?
Unë isha jo fort në gjendje të mirë shëndetsore nuk kisha as motiv ngaqë çdo punë po na shitej tek trafikantët. U nisëm për në Divjakë ku pa mbërritur është një kthesë një rrugë që të çon në fshatin Adriatik, një lagje me rreth 7-8 apo 10 pallate, një zonë internimesh në kohën e komunizmitdhe deri në buzë të detit shkon asfalti. Nga fshai Adriatik deri në buzë të detit është një rrugë të cilën e matëm me makinë duke zeruar kilometrazhin, 2.7 kilometra, e gjerë sa një korsi autostrade e asfaltuar në mënyrë të shkëlqyer e ngritur disi si pistë. Inpsketori na tha se ky është vendi i dyshuar se është ulur avioni, për këtu thuhet. Inspekjtori na tha se kështu thonë të gjithë banorët. Në fund të rrugës ishin disa stalla disa çoban por hezituan të na thonë saktësisht. Kthehemi në fshat anes rrugës ndalojmë dhe ishin dsisa njerëz që po punonin. Unë qëndrova dhe prita në makinë dhe spo dilja dot, shefi rendit dhe inspektoi vajtën dhe pastaj u afruan te makina dhe këtë që them e kam dëgjuar vetë si bisedë. Ai banori tha se një furiostradë ka bllokuar rrugën ktu, një tjetër në fund të rrugës dhe ajo kryq, fuoristradë e zezë, sa vajti në fund furoistrad ae zezë, pamë avionin e bardhë që u ul ktu dhe vajti deri në gjysëm të rrugës dhe dy fuoristradat ajo në fund dhe kjo në fillim u afruan tek avioni. Të dyja fuoristradat nxorrën kuti kartoni ngjyrë kafe dhe i vunë në avion. Pastraj largohen fuoristradat avioni siç ishte në gjysëm të rrugës u ngrit dhe iku u largua. Në u habitëm dhe pyetëm , njëri prej atyre në makinë na tha ikni ikni mos u bëni merka, se ishte ambasadori çek dhe donte të dilte për gjah se ktu është zonë gjahu, por kur u ul avioni u dje keq dhe nuk zbriti, kështu që iku.
Furistrada të zeza?
Po fuoristrada pikup me rimorkio m xhama të zit ë treja të zeza. Sipas banorëve një herë në ato dhjetë ditë, skishin parë më përpara. Dyshonim se kjo mund të ishte heroinë apo kokainë, pra saktësuam se ktu ishjte ulur avion dhe ne do bënim informacion dhe i them shefit ta bëjë ai se nesë do bëja unë do shitej informacioni. Ndërkohë zbuluam dhe gënjeshtrën tjetër kur në lajme pamë një kronikë ku ambasadorja çeke kishte qenë në një aktivitet dhe mësuam shumë shpejt gënjeshrtën.
Vendose të pyesësh?
Pyes nëj ekspert të trafikut e pyes dhe e provokoj po fluturoni tani. Po s’po vjen më as avion ktu në Vlorë vjen në Lushnje. Vjen vjen më tha se është bërë llucë ktu se ka rnë shi ndaj.
Kishte të tjera pista?
Sipas verifikimeve që bëra avioni në mënyrë periodike vinte në Fushën e Porës, Pishporës në breg të detit. Atje unë kam parë vetë një fushë një mjedis i hapur rreth 3 kilometër katror që në periudhën e verës është mjediss shumë i përshtatshmë për ta përdorur si piste. Në kohën e verës sipas të dhënave kishte ardhur disa herë avioni dhe marrë hashash për në Itali në periudhën e fushtës zgjedhore 2013 e mbrapa. Informacion na kisthe ardhur nga SHISH dega Lushnje, e cila kishte të dhëna se kjo ishte tarfik droge.
Sa kohë kaloi kur tip o verifikoje rastin e Divjakës deri sa u arrestove?
As një muaj. Pastaj shkoi në punë dhe flas më shefin e sektorit dhe i them shef kam mësuar se rasti avionit qenka i vërtetë por një herë paska ardhur ën Divjakë në Vlorë, qenka i përhershëm dhe ne skemi ditur gjë. Kam një dide të bëjmë një verifikim i thashë
Prapë Giuliani?
Verbalisht njoftova shefin. I thashë shefit të sektorit të bëjë këtë gjë ti kërkoj verifikim që a ka dhe nëse ka kush janë shtetas shqiptarë që kanë patentë për avionë piper(pajpër), kush kishte dëshmi aftësie të tillë. Guiliani më thotë se di një rast të një avioni që është përplasur në veri të Italisë dhe dyshohej për një gjë të tillë, por ishte pastruar shpejt. Kërkoj të më bësh një nder i them. Po më thotë. Dua të më dërgosh listën, me telefonin e punës gjithnjë që ishte në përgjim. Po do të më ndihmosh më verifiko nëse ka shtetas shqiptarë, në regjistrin e patentave italiane se atje çdo gjë është e dokumentuar dhe kush janë nëse janë, pavarësisht nëse kanë pasaportë italiane.
Ju ndihmoi, ju dërgoi një listë?
Nuk kishin kaluar as 10 ditë kur më merr Giuliani në telefon dhe më thotë të kam dërguar një listë me emrat që më kërkove ata që gjeta, në prill 2014 dhe unë arrestohem në maj po të këtij viti
Me sa emra ishte lista.?
Me 11 emra, që ishin shqiptarë, kishte dhe nga ata ata që kishin marrë nënshtetësinë italiane. Nga ata emra tre më rezultonin vlonjat, dy rezident në Siçili dhe një nga provincat e Veronës. Të tjerët nga Shkodra(kemi raste ulje avionësh dhe në Gjadër) ishin dy prej tyre, që ishin rezident në Itali, kishte nga Durrësi. Me këtë nuk them se këta ishin 11 shtetas trafikantë., ky informacion më erdhi në emailin tim të punës nga adresa emaili e punës e Giulianit.
Po përse te emaili i punës meqë e dinit që ishit në përgjim?
Nuk kisha asnjë merak, doja tju bëja të ditur këtyre që po më hetonin e përgjonin se unë nuk jam trafikant, por do e kap trafikantin.
Ç’ndodhi më pas?
Vura në dijeni shefin e sektorit se më ka ardhur një listë dhe i thashë sapo të verifikoj emrat do të bëj një informacion dhe do ja jepja listën bashkë me informacionin ashtu siç edhe shefi priste tia përcillja. Ndërkohë që kam qenë duke punuar për të përgatitur një informacon të detajuar, sa do mundja të identifikoja se sa nga pjesëtarë të kësaj liste ishin ose jo të implikuar në linjën e trafikut të drogës, për qarqet Vlorë, Fier ku unë mund të hetoja, pasi aty kishte nga Durrësi, Shkodra, Tirana, thjesht do të dërgoja informacion qendrës si informacion shoqërues. Kur po punoja për të plotësuar këtë informacion me datën 2 maj 2014 më kërcet dera e shtëpisë në orën 1 të natës, këtu ku jemi tani dhe shoh nga vrima e çelësit 20 e ca persona pas dere. Hap derën dhe pyes çfarë jeni dhe çfarë doni.
Kur keni qenë në përgjim sipas asaj që ju dini?
Përgjimi im ka nisur nga nëntor dhjetor 2013, unë jam vënë në dijeni në muajin dhjetor, pasi kishin kërkuar informacion në Itali për Guilianin se kush është, ia kishin kërkuar në mënyrë shkresore dhe miku im më tha kanë kërkuar të dhëna për mua se në shkresë thuhet se je në hetim ti.
Hapët derën çfarë ju thane dhe kush ishin?
Njëri nga ata më nxjerrë një shkresë dhe më thotë jemi Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm do të bëjmë kontroll banese. Zotëri i nderuar i them në baze të ligjit vetëm për cilësi të veçanta të autorit të krimit, cilësi që skishin lidhje me mua mund të bëhej një kontroll i tillë në një orë të tillë, pa vendim gjykate, thjesht me një urdhër ndalimi të Prokurorisë, dhe ata erdhën në mesnatë nuk erdhën ditën. Pasi nuk kishte mandat kontrolli gjykate dhe skishte motiv tjetër nuk lejova kontrollin. Ata u tërhoqën. Nga stresi dhe gjendja jo e mirë emocionale më ra të fikët dhe u rrëzova. Kam dëgjuar britmat e fëmijëve dhe gruas dhe punonjësit e SHKB më kanë ngritur e lënë në divan dhe pastaj ka ardhur ambulanca. U thashë të dilnin dhe të bëhej kontrolli dhe kishin urdhër verbal që të bënin një kontroll nga Arben Skëndo dhe zëvëndësi i tij Zamir Shtylla që ka ndjek edhe hetimet.
Pastaj?
Më kanë dërguar në spital, kam komunikuar në mëngjes me bashkëshorten dhe më tha janë ktu e presin të bëjnë kontroll, thashë mos lejo pa praninë time. Dola nga spiatli dhe kam telefonuar një mikun tim z. Tozaj një avokat dhe i kam thënë të shkojë te shtëpia ime e mbikqyrë kontrollin e SHKB, ka ardhur avokati në ora 5 të mëngjesit, është bërë rreth një ore e gjysëm dy, kanë kontrolluar dhe sekuestruar kompjuterin dhe telefonin e vajzës sime 16 vjeçare, telefonin tim dhe të bashkëshortes, hetimi ka përfunduar dhe nuk më janë kthyer në mënyrë arbitrare asgjë nga mjetet e sekuestruara..
Pas këtij kontrolli?
Më pas jam shoqëruar në drejtorinë e qarkut Tiranë, në këtë drejtori, dhe atje kam parë se kishin marrë edhe dy burimet e mia konfidenciale qe janë shoqëruar e marrë në pyetje për 24 orë dhe më pas janë lënë të lirë, megjithëse , njëri nga burimet e mia konfidenciale rezulton aoma edhe sot në hetim për trafik narkotikësh dhe unë në lidhje me burimin në arrest me burg, ndërsa burimi në hetim të drejtpërdrejtë ndodhet i lirë.
Ju ndaluan pastaj?
Pas mbajtjes në qeli me disa të arrestuar për trafik droge më kanë nxjerrë në vlerësim të masës së arrestit, gjykata i dha të drejtë prokurorit për të më lënë në arrest pa afat në burg, nën akuzën e shpërdorimit të detrës dhe moskallzimit të krimit
Pastaj?
Nëpërmjet avokatit tim të parë, kam marrë vendim për caktimin e masës së sigurimit ku lexoj se përse bëhej fajlë dhe në gjithë këtë material 10 faqesh një faqe e gjysëm flitet për mua. Aty bëhet fjalë që bënte trafik droge nga Lazarati në drejtim të Italisë, nëpërmjet Vlorës, vijës bregdetare të Vlorës, që unë kisha informacione për këtë bandë të cilat edhe i kam dokumentuar në system sipas ligjit
Ju dërguan në qeli me kë?
Më dërguan me gjashtë persona që unë i kisha hetuar për trafik drogë dhe aty ua pashë fytyrat se emrat ua dija nga hetimi. Atje mësova për cfarë bëhej fjalë dhe më lidhën me këtë bandë për info që unë i kisha hedhur në sistem. Lidhja ime ishte vetëm telefonata me burimin për të dhënat që ia më jepte për këtë bandë
Ju transferuan?
Po më kanë transferuan në burgun 313, ku demek aksidentalisht, ku pas një nate me minj në burg, më kanë ngjitur në katin e tretë të burgut, ku më lanë në një dhomë me dy shtetas nga Kosova dhe një nga Kukësi ku unë vetëm pak ditë më përpara me forcat e mia operacionale nën drejtimin e shefit të sektorit i kishim arrestuar me 2 (dy) kile heroinë në qytetin e Fierit.
Ju folën trafikantët?
Sa u futa në korridorin e burgut më del përpara kosovari që e kasha arrestuar me dy kile heroinë vëtëm 10 apo 20 ditë më para, dhe më thotë, ti more ishe polic i ndershëm edhe ti bën pislleqe.
Pas arrestit tuaj kemi dhe një deklaratë të minsitrit të brendshëm z Tahiri që thotë se me këtë arrest mundësuam shkëputjen e lidhjeve mes policisë dhe krimit, bandave?
E kam ndjekur nga shtypi deklaratën e z. Tahiri, dhe kam mbetur jo vetëm i zhgënjyer por dhe i mahnitur nga ky model shpifjes deri në nomenklaturën e lartë të shtetit. Herët a vonë do i kërkoj shpejgime zotit ministër kush ishin këto lidhje.
Përse do ia kërkoni minsitrit e jo prokurorisë?
Kjo pasi në hetimet që kam pasur, në punë në vazhdimësi në qarkun e Vlorës, qoftë në kufi, apo në sektorin e antidrogës, për fatin tim të mirë dhe të keq, njoh gjithë kontingjentin e trafikantëve në qarkun e vlorës.
Ç’lidhje ka kjo me deklaratën e minsitrit?
Kjo ka një lidhje shumë të thjeshte. Para disa vitesh, unë kam rastisur të sekuestroj në punën time, qoftë drogë, qoftë para, vlera asete monetare të një familje trafikantësh, pasi nuk janë grup, por janë vëllezër, janë tre vëllezër, që punojnë bashkë dhe që merren me trafikun e drogës
Vlera e lekëve?
Në një rast nuk i sollën në Vlorë por në Durrës dhe në bashkëpunuam me kolegët duke sekuestruar 86 mijë euro, prerje 20 , 10 e pesëshe. Në rastin tjetër ka qenë në portin e Vlorës në një kamion, një ngarkesë e këtyre personave, pavarësisht se arrita të kap vetëm shoferin, transportuesin kam sekuestruiar 360 kile hashash. Në portin e Vlorës në disa raste, ca mbaj mend me detaje, në usb-në e punës, atë kërkonte SHKB, ato iunformacione i duheshin, atë natë në banesën time nuk kërkonin drogë, por informacione për drogë. Kam dokumenuara veprimet operacionale që kam kryer. Këtij grupi i kisha bërë goditje në disa raste
Po prapë më qartë ku lidhet ky grup pas ndryshimit të pushteteve nga e djathta në të majtën?
Pas zgjedhjeve ky grup u bë shumë i pushtetshëm në Vlorë. Dhe kam mësuar se kta ishin lidhje farefisnore e z. Sajmir Tahiri, aktualisht minsitër i brendshëm.

sajmiri ne focus-3
Si e provoni ketë pretendim se është dhe akuzë e rëndë?
Këtë pretendim e provoj lidhjen farefisnore. Kur isha shef i hetimit të kufirit, kisha një regjistër themelor ku kisha të dhënat e regjistruara të të gjithë mjeteve lundruese që qarkullonin në bregdetin e drejtorisë rajonale, që nga Saranda deri në Vlorë, dhe për shkak të moratoriumit të asaj kohe regjistronim dhe skedonim të gjitha mjetet me gjithë informacionet që na vinin. Që në atë kohë unë kam pasur informacion dhe të skeduar, një mjet gomone, jo shumë i madh, që përdorej nga ish-deputeti i asaj kohe, deputeti sot ministër i brendshëm Sajmir Tahiri të cilin e mirëmbanin dhe përdornin këta të tre personazhe. Përdorej për pushime xhiro në bregdet në mungesë të pronarit e mirëmbanin këta persona, mjeti ishte në emrin e zotit Tahiri. Këta perosna ishin A. H, M. H, L.H, nga Vlora kto ishin kontigjent i trafikut të drogës që kur unë punoja në Vlorë vite e vite përpara.
Po kishit informacione për këtë se kishin lidhje me trafikun e drogës?
Në lidhje me trafikun e Vlorës, kam qenë në një moment kur do të verifikoja subjektin A.D, që po ndiqja në një takim që do bënte me disa porositës që do i çonte mallin në Itali me gomone, pas për hir të vërtetës, subjekti A. D nuk është se bëntë trafik vetëm për vetë bënte edhe për të tjerë, merrte porosi për të tretët, si transportues me mjetin e tij me gomone. Në një moment që unë doja të verifikoja me kë do të takohej ky subjekt, A.D në qytetin e Vlorës, kam parë një mjet me targa, AA 003 GB, audi A8 i zi me xhama të zi, që erdhi te makian e subjektit A.D. Nuk zbrit njeri, por subjekti A.D zbrit nga makina e tij dhe hipi në këtë audi. Unë u mundova ta ndjek që të marr vesh çfarë po bëjnë dhe ku po shkojnë, duket më kishin zbuluar dhe në vend që ti ndiqja unë me ndiqnin ata mua dhe më pas u shkëputa dhe shkova në punë. A. D ishte subjekti trafikant që unë kisha dhene informacione dy a tre herë dhe më ishte shitur. Në këto kushte shënova targën e audit dhe u largova. Të nesërmen në zyrë puna e parë që bëra ishte hapja e sistmeit TIMS dhe verifikova këtë targë, AA003GB. Targë e re shqiptare. Sapo e hap sistemin më rezultoi pronar i mjetit Sajmir Tahiri, ministër i brendëshëm.
Kur e keni bërë këtë verifikim?
Në muajin prill të vitit 2014, para se të më arrestronin. Mjetin e minsitrit tim e përdornin këta shtetas trafikant në Vlorë, deri atëherë se dija për këtë makinë por kur pashë A.D që u fut në makinë doja të verifikoja kush ishte ky mjet me kë u fut. Kur më doli emri i minsitrit u shtanga
Çfarë bëtë?
Në moment pa e hequr nga sistemi thërrita shefin e sketorit z Skënder dhe i tregoj shiko çfarë ka e kam verifikuar dhe në këtë makinë makinë hyri subjekti. Ai më tha se këtë makinë e mbajnë ata kushërinjtë e ministirt në Vlorë. Dhe më përmendi vëllezërit H. Madje këtë makinë më tha se para 10 ditëve i njëti mjet ishte ndaluar në aksin Gjirokastër Levan për kontroll dhe ata nuk janë ndalaur, nuk kanë pranuar të kontrollohen. I kanë shoqëruar në drejtori, ata kanë qenë të pirë nën shoqërinë e dy femrave, sa kanë hyrë në drejtori kanë nisur të shajnë e bërtasin oficerëve të policisë. Dhe ka marrë në telefon sallën operative, drejtori Ervin Hodaj, duke kërkuar sallës operative, të lihen të lirë dhe të largohen këto që ishin shoqëruar.
Kjo makinë është përdorur dhe në raster të tjera dhe për çfarë?
Kjo makinë përdorej nga ata kryesisht për lëvizjet Vlorë-Gjirokastër dhe ndonjëherë për të ikur edhe në Greqi me të.
Dyshonit se bënin transport me lëndë të ndaluar?
Fakte konkrete nuk ka. Nuk mendosj se kanë në vojë ta bëjnë me kete makinë, sepse ata kishin mbështetje logjistike që munë ta bënin me kamion.
Janë grup i strukturuar dhe me rrezik?
Janë grup që e kanë marrë nën adminsitrim gjithë aktivitetin kriminal këtu. Edhe me emërimet që ata kanë bërë në policinë e shtetit
Ata kanë bërë emërime, ku e mbështesni këtë pretendim akuzë?
Shefin e antidrogës së Vlorës ata e mbajnë fort.
Kjo sipas jush është burim i deklaratës së ministrit?
Po e sqaroj me një fakt tjetër. Në dhjetor të vitit 2013, nëpërmjet dy miqve të mi, të njohurve jo miq, më është ofruar mundësia e njohjes me drejtorin e ri të kufirit të në Vlorë, për tu rikthyer me punë në Vlorë. Në Fier shkova nga halli se kisha familjen në Vlorë.Njëri prej këtyre elementëve ndonëse është dhe element i turbullt po kemi një lidhje fisnore të largët nga ana e nënës. Duke ditur hallet e mmia më thotë se njohim drejtorin e kufirit në Vlorë. Do të hyjmë mik të flasim të të marrë në punë në Vlorë. Ju ,më çoni në punë, e di drejtori me çfarë merreni ju? E kemi mik më thanë.
Si vepruat?
Pak nga kureshtja e pak se mbase rezulton e vërtetë shkova ta takoj. Vajtëm në një lokal ku ishte personi i tretë që kur i dhashë dorën mu prezantua Sokol Çela. E mora me mend se kush ishte dhe i thashë jam Dritan Zagani, ai mbeti si i mpirë dhe me pyet si ma the emrin. ??Ashtu siç e kam i thashë Dritan Zagani. Kthehet nga të dy të njohurit e mi dhge ju thotë. Të presim një moment se këtu ka një ngatërresë të vogël. Unë sia dija emrin, tani që e mësova emrin, një moment se do të flas unë thotë ai. Nxjerr nga xhepi një tip blloku të vogël, e hap dhe ma kthen mua dhe më thotë Dritan Zagani e ke emrin ti, dhe emri im ishteiI shkruar me germa të mëdha në bllokun e tij. Më fal i them kush je ti që ke emrin tim në bllok e pyes?
Si u përgjigj?
Jam Sokol Çela tha drejtori i kufirit.Unë jam mik me të njohurit e tu më tha, jemi mes shokesh dua të ndihmoj tha, por emri yt ka vajtur me të madhe shumë kohë para se të vija unë tek ministri për të të zhdukur fare.
Si zhduk?
Kështu më tha ai. Përveç që të të lëmë në punë ku je në Vlorë harroje të vish.
Për arsye se ti ke punuar në Vlorë. Po ndaj i thashë se kam punuar dhe dëshiroj të vij prapë. Ti ke punuar në Vlorë më tha dhe ke punuar keq. Ke bërë dëme të mëdha në Vlorë.
Kush ishin këto dëme jua tha?
Më fal i them përveç luftës së hapur kundër trafikut rezultateve të larta kë quan dëm se nuk po të kuptoj. Këto janë dëme më tha. Nëse do kthehesha po për këto punë do të kthehesha i them për të bërë policin, ti për çfarë do më merrje. Mua ma kanë dhënë emrin tënd tha, emri yt ka vajtur te ministri dhe harroje se mund të vish në Vlorë. Dhe më premtoi se do mundohej të më mbante në punë të shteti. Nuk dua të kthehem i thashë se jeni njëlloj si ata që më hoqën. Dhe njëri nga të njohurit më tha për tu justifikuar se është buirrë i mirë. I them se ky është palaço. Jo më thotë është burrë i mirë punon me lekë në dorë. !!!!!!
Trafiku i drogës vijon ende në episoddin e avionëve?
Kur isha brenda për gjashtë muaj e tetë ditë nuk dija se çfarë bëhej. Kur dola jashtë po interesohem të kuptoj se çfarë më ka ndodhur që të heq këtë baltë të hedhur mbi mua. Çdo gjë është shpikur në adresën timë qe nga SHKB, dhe prokuroria
A ndiheni i kërcënuar ju dhe familja juaj?
I kërcënuar me shumë se nga kushdo tjetër ndihem nga shteti dhe falangat e tij aktuale, nga krimi i organizuar i mirëfilltë.
Po krimi dhe shteti nuk janë bashkë?
Në shumë pika janë të lidhura. Në rastin tim janë mish e thua.
Pse ndiheni ku e keni këtë burim kanosje?
Ju thashë se gjithë informacionet e mia, dhe puna e mirëfilltë policore eshte shitur, nga prokuroria dhe SHKB nga prokurori Martini dhe Shtylla, sepse vetëm këta kanë nxjerrë materialet në shtyp.
Keni siguri për familjen tuaj ktu?
Gjatë periudhës që kam qenë në burg, familja ime përvec se e traumatzuar ka qenë edhe nën trysninë e frikës, deri në atë pikë sa nusja ime ka marrë dy fëmijët dhe ka vajtur në një kamp në Zvicër për të kërkuar azil, për të kërkuar mbrojtje, deri në momentin që unë kam dalë në arrest shpie me 8 nëntor dhe pas daljes sime iu thashë të kthehen në shtëpi.
Përse të ktheheshin se jani të sigurtë tani?
Jo, jo, i kërcënuar hapur nga njerëz që e bëjnë këtë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe nuk fshihen fare Një ditë kur po kthehesha nga një seancë gjyqsore, se kujtoj mirë datën, në një gjyq që vetëm zvarritet, ndaloj për një kafe para se të ngjitem. /Focus News.al