Zerohet debati mbi “balonën spiune” të Kinës, ndërsa dialogu midis dy superfuqive është në veprim

Bota

Nga Artur Nura

Debati publik mbi “balonat spiune” të Kinës mbi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili mori një vëmëndje të madhe globale, duket se po shkon drejt shuarjes totale dhe jo rastësisht kjo, ndërsa dialogu diplomatik e politik konstruktiv midis dy super fuqive është qartazi në veprim.

Vizita e Sekretarit të Shtetit USA Antony Blinken në Pekin dhe veçanërisht takimi i tij i papritur me Presidentin Xi Jinping duket se ka hapur kanale komunikimi shumë planëshe midis dy vendeve të mëdha dhe tashmë, rezultatet pozitive të këtij komunikimi po qartësojnë qeveritë dhe vetë opinionin mbarë botëror.

Takimi i sekretarit Blinken me presidentin kinez u realizua si surprizë për të gjithë gazetarët që po ndiqnin profesionalisht vizitën e sekretarit USA në Pekin. Ai takim sigurisht duhet të ketë ndodhur kur presidenti Jinping e ka gjykuar se ja vlente një takim i tillë dhe ai padyshim do të ishte rezultativ.`

Koha po vërteton në rezultate pozitive të atij takimi dhe pritet shumë më tepër, por duke u kthyer te argumenti bazë i këtij shkrimi duhet të themi se eko e gjithanshme e zhvillimit të të ashtuquajturave “balona spiune” që ngritën jo pak shqetësim botëror mediatik, tashmë po merr “goditje” domethënëse nga vetë autoritet e SHBA-ve të cilat, duket se pas verifikimeve të nevojshme për rastin, janë pronuncuar duke asgjësuar zhurmën mediatike dhe politike të spiunazhit të presupozuar!

Pas artikujve e lajmeve të përsëritura mbi të ashtuquajturin incident me balonat e spiunazhit kinez për gati pesë muaj, Pentagoni të enjten e shkuar pranoi se balona kineze nuk kishte mbledhur asnjë informacion, për të mos përmendur fare dërgimin e të dhënave në Kinë.

Ky është një rezultat objektiv që duhet përshëndetur, pavarësisht se erdhi me vonesë, pasi incidenti kish dëmtuar besimin e ndërsjellë dhe kish ndryshuar totalisht mjedisin e komunikimit midis Kinës dhe SHBA-së dhe kish bërë që të dyja palët të humbin kohë për të rivendosur marrëdhëniet.

“E vërteta vonon, por nuk harron” – thotë një fjalë e urtë shqiptare dhe që padyshim i përshtatet këtij rasti “bombastiko” mediatik i cili nxiti thashethemnaja të mëdha në redaksitë e ndryshme dhe në vetë opinionin kinezo- amerikan dhe mbarë botëror.

Komunikimi, dialogu diplomatik e politik po vërtetohet tashmë që janë të magjishëm në zgjidhjen e problematikave të mëdha historike dhe duket se nevojiten sot më shumë se kurrë për të mirën e secilës palë dhe, kur kemi të bëjmë me superfuqi për të mirën e gjithë globit.

Vullneti pozitiv Kinez së bashku me atë amerikan kur funksionojnë bëjnë të mundur më të mirën e të gjithë globit përderisa mund të influencojnë edhe në zonat ku konfliktet po bëjnë dëme të mëdha…

Si u “zerua” historia e “balonave spiune” sipas fakteve!

Sipas burimeve zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Kinës në shkurt të këtij viti drejtori i Zyrës së Komisionit Qendror për Punët e Jashtme, Wang Yi, ka komunikuar informalisht me Sekretarin e Shtetit të SHBA Antony Blinken gjatë Konferencës së 59-të të Sigurisë në Mynih.

Wang Yi ka parashtruar pozicionin e fortë të Kinës për të ashtuquajturin “incident me balonë” dhe i ka kërkuar palës amerikane të pranojë dhe zgjidhë dëmin që përdorimi i forcës i ka shkaktuar marrëdhënieve Kinë-SHBA.

Si u “zerua” historia e “balonave spiune” sipas fakteve!

Sipas burimeve zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Kinës në shkurt të këtij viti drejtori i Zyrës së Komisionit Qendror për Punët e Jashtme, Wang Yi, ka komunikuar informalisht me Sekretarin e Shtetit të SHBA Antony Blinken gjatë Konferencës së 59-të të Sigurisë në Mynih.

Wang Yi ka parashtruar pozicionin e fortë të Kinës për të ashtuquajturin “incident me balonë” dhe i ka kërkuar palës amerikane të pranojë dhe zgjidhë dëmin që përdorimi i forcës i ka shkaktuar marrëdhënieve Kinë-SHBA.