GREQI/ Komuniteti Shqiptar në Rethimno : Lamtumirë Agim Lyte !

Greqi

Me një dhimbje të madhe ditën e premte Komuniteti Shqiptar në Rethimno i jep lamtumirën bshkëatdhetarit tonë Agim Lyte 39 vjeç babai i tre fëmijëve , nga Hamalli i Durrësit i cili para një javë pësoi një aksdent në punë dhe sot në spital ka ndrruar jetë.
Ai ra nga skela në punë e sipër dhe menjëherë është dërguar në spitalin e qytetit ku sot ka ndrruar jetë.
Ky aksident është i katërti brenda katër muajve në qytetin e Rethimnos, katër shqiptarë të moshës 39-46 vjeç kanë humbur jetën në sektorin e ndërtimit, ku deri më sot kanë humbur jetën në Greqi 86 punëtorë përfshi edhe shqiptarët.

Në njoftimin e Komunitetit Shqiptar në Rethimno thuhet:

Ai sot iku në moshë të re duke lënë mbrapa një dhimbje e pikëllim të madh per femijët, bashkëshorten, nënën , motrën, të afërmit e tij, por dhimbje dhe për Komunitetin Shqiptar që jeton e punon në Rethimno por dhe në gjithë Kretën.
Një aksident i rëndë në punë bëri që Agimi të ishte për një javë në gjëndje kome në Spitalin e pergjithshën në Hanja të Kretes.
Lajmi që Agimi para dy ditësh u zgjua nga koma, i gëzoi të gjithë e riktheu shpresat se ky njëri i mire dhe teper i ri do të rikthehej në jetë. Por papritur gjatë natës së djeshme një temperaturë shumë e lartë,bëri që Agimi ti bashkohej botës së ëngjëjve, edhe pse përpjekjet e mjekëve ishin maksimale. Sot trupi i tij vjen në spitalin e Rethimnos për tju bërë ekspertiza mjeko ligjore ditën e nesërme.
Të premten në orën 12.00 do të organizohet ceremonia e varrimit në varrezat publike 3 Manastirët në qytetin e Rethimnos.
Te dashur bashkatdhetarë !
Dhimbjet njerëzore janë të mëdha e duan shumë kurajo,por ato lehtësohen sadopak kur ndahen me miq e shokë.
Le të mblidhemi të gjithë e ti japim lamtumirën e fundit bashkëatdhetarit tonë,mikut,shokut tonë të mire që u largua kaq padrejtësisht nga kjo jetë. Le të jemi pranë familjes e të afërmve në këto momente të vështira.
Dhimbja njërëzore bën krahë e ngrihet sot e fluturon nga ultësira e Kretës atje në Hamallaj të Durresit ku Agimi kishte shtëpinë, por dhe kudo ku ai ka te aferm,miq e shokë.
KOMUNITETI SHQIPTAR RETHIMNO,i shpresh ngushëllimet e sinqerta familjes, dhe gjithë të afërmve të të ndjerit.
I LEHTË TË QOFTE DHEU VËLLA.
Udha e mbarë në rrugëtimin e gjatë të përjetesisë.
KURAJO o njerëz të mirë. Jemi të gjithë pranë jush në këto momente kaq të vështira”