Alarmohet Hollanda: 10.264 raste të coronavirusit

Bota Shendeti

Numri i rasteve të reja të Covid-19 në Hollandë ka mbetur mbi kufirin e 10,000 në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të njoftuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Rastet e reja të 24 orëve të fundit arrijnë në 10,264, pak më poshtë rekordit prej 10,343 të regjistruar më 26 tetor.

Provat e epidemisë po monitorohen nga afër nga qeveria Hollandeze, e cila po shqyrton masat e reja kufizuese.