2016-ta, ndryshime radikale në skenën politike – ekonomike në Shqipëri

593

rolandi portretRoland BADEMI / Viti 2016 do jetë një vit i mbushur me shumë gjasa nga veprimtari, të cilat do sjellin një ndryshim radikal në jeten politiko – ekonimike të Shqipëris dhe shqiptarve. Disballancimi ndërmjet zhvillimit figurativ të politikës në Shqipëri dhe predikimeve të saj ne raport me gjendjen aktuale ekonomike të ç’do shtetasi shqiptar, bazuar në statistika dhe të dhëna nga instuticone të BE, si dhe atyre joqeveritare, shfaqin një tablo të zymtë dhe jo shpresdhënse për të ardhmen.
Ngerci politik i prapaskenave si dhe vallja e miljardave dollarë që kanë qarkulluar në Shqiëri gjatë gjithë periudhës mbas komuniste, tashmë kanë rënë në syrin dhe mikroskopin e “shqiponjave”… Por nuk jam nga ata që do shprehesha se ç’farë duhet bërë tani, mirë do të qe , që ata që menduan se mundë të jenë pjesë drejtuese e këtij vendi, të kishin marrë me kohe masa për të pasur nën kontroll gjëndjen.
Do jetë dikush që do mbajë përgjëgjësinë për zbatimin e urdhrave dhe planeve të BE-së. me hir apo me pahir do detyrohen t’i zbatojnë ato, duke filluar nga spastrimet brenda vetes tyre dhe atyre që i rrethojne, si dhe deri te qytetari më i thjeshtë i Repubikës së Shqipërisë.
Eshtë për të ardhur keq nëse në këtë periudhë nuk do ekzistojë bashkëpunimi, mirkuptimi i atyre forcave politike që me të vërtete kërkojnë dhe besojnë në një Shqipëri të pastër e Demokratike, ku mbizotëron ligji njësoj për të gjithë, pasojat që do jetojmë do i ngjajnë atyre të viteve 97-të .Dhe si gjithmon këto pasoja do i përjetojnë me menyrat dhe format më ekstreme ajo pjesë e shoqërisë shqiptare që quhet shtresa e mesme apo ajo e varfër.
E gjithe kjo situatë do ishte zgjidhur me kohe nëse politikanët dhe politikat e shqiptarve ndër vite do kishin vene nga një gurë në themelet e Demokracisë. Por, të prirur nga instikti primitiv dhe sllogan (hajde se 4 vjet jemi të rrëmbejmë çfarë mundemi ) e kanë sjellë situatën në buzë të varrit, paçka se çdo gjë në këto momente duket sikur leviz në një det të qete.
Nuk mund të besh politik me leke borxh, ndërkohë që gjithshka që kishit për të shitur e shitet nga ajo çfarë kishte shteti shqiptar, aq sa fondet e shitjeve duhet të shkonin në destinacionet për të cilat u bënë këto privatizime, dhe jo në llogaritë private të disave.
Llogari Bankare të cilat kanë një emër (non name) në Bankat Zvicerane. Nuk po zgjatem më shumë se s’do doja miq e mi t’ju lodh më tepër se gjithshka qe po shkruaj është mëse e qartë nga Ju, sepse e jetoni çdo ditë këtë situate. Por ajo që do doja t’ju ve në djeni dhe për të cilën mora mundin t’ju shkruaj është : 2016 do jetë një vit ku Politika e Shqiprisë dhe Shqiptarët pa dallim binjeje politike do shtrëngojnë rripin më shumë për t’i kthyer atyre që i dhanë shumat që kanë marrë borxhe, për të krijuar atë imazhin e dritave të një vendi të bukur, ku rinia është pa pune dhe kafeterite rrinë plot, ku shqiptarët kanë të gjithë nga një Benz Mercedes, ku 365 ditë të viti janë pushim dhe xhepat i kemi bosh, ku korrupsioni është kthyer në biznes, pra me pak fjal , sa bete dhe sa mendonit të bënit koha po perëndon (fatkeqësi për ata që vuajnë pasojat e situatës aktuale) ku ne vendet e punës gjënden me leke dhe jo me aftësi. Nëse Greqia e kaloj klizmën e BE-së, Ne po behemi gati ta përjetojme, dhe këto që ju shkruaj nuk është mendimi im personal, por janë të dhëna të marra nga burime shumë të besushme dhe të konfirmuara.
Ju uroj ta kalojmë sa me lehte! Nese nuk kemi zene akoma mend, bota do bëj sehir dhe 97 -ta do rikthehet.
Shënim : Për disa që mund të priren nga sense politike, nuk ka rëndësi kush forcë politike do qeverisë vendin, kushdo qoftë ajo forcë politike do përballet me dorën e fortë të padronit që të mbajti në këmbë deri tani me borxhe. Kur s’ke mend ke këmbë, por deri më sot na ka pëlqyer rruga e dytë.
Në gjëndjen aktuale ku ndodhemi, dekompozimi ka arritur kulmin. Do i tërhiqja vëmëndjen ndonjërit prej jush, nëse shihni ndonjë karrike bosh në këtë periudhë mos u gënjeni të uleni, sepse do vi momenti që do ta shikosh veten në erë bashkë me karriken, sepse ai që e la nuk që budalla. Diçka dinte ,diçka priste ndaj mori arratinë…
BALLAFAQIM PAS DISA MUAJSH PER SA SHKRUHET

rolandi-2