Kjo është sfida jo vetëm e Greqisë

1475

arben malaj portretARBEN MALAJ  /  Për shkak se pasojat e krizës greke e prekin ekonomine e vendit tonë, sidomos në rritjen ekonomike, në rritjen e papunësisë dhe varfërisë, në rënien e investimeve, për shkak se prekin emigrantët dhe familjet e tyre, ekonomistët ndjekin nga afër dhe bëjnë analiza profesionale për risqet dhe pasojat.

Mos unifikimi i Trojkës ( FMN, BE dhe BQE) si dhe brenda vëndeve të BE-së është një kosto shtesë dhe e rëndë për Greqinë.

Çdo vonese apo dështim për opsionin optimal rrit probabilitetin e daljes së Greqisë nga eurozona.

FMN e ka mbështur parimin se situatat e jashtëzakonshme kërkojnë masa të jashtezakonshme, duke zgjeruar instrumentat për të asistuar vëndet në krizë dhe ka rritur fleksibilitetin e nivelit të kredidhënies edhe në raportet me kuotat e vëndeve anëtare pranë FMN-së.

Ndoshta institucionet e BE-së nuk e kanë bërë FMN pjesë reale të detajeve të paketës së fundit, ku FMN-se i mbetet një pjesë e barrës financuese, të kësaj pakete dhe për një vend që ka bllokuar pagimin e detyrimeve të mëparshme.

Midis tre opsioneve:

  • Dalje nga eurozona.
  • Qethje të borxhit – bërë edhe më parë.
  • Ristrukturimit të borxhit në të gjithë elementet e tij.

Kjo e treta e mbështetur me fonde për projekte punësimi dhe zhvillimi mund të jetë pika e kompromisit.

Eshtë e trishtueshme dhe me kosto sidomos për Greqine, rritja e paqartësive për opsionin më të mirë, zgjatja e periudhës nën një krizë të rëndë sociale dhe sidomos risku i kalimit në krizë politike në Greqi, apo në ndonjë nga vëndet që e BE-së që duhet ta ratifikoj në parlament këtë marreveshje…Kjo është sfida jo vetem e Greqisë.greqia-1

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: