Anija e rojes bregdetare përplas varkën me refugjatë, një fëmijë tre vjeç i vdekur

67

Greqi/ Tragjedia ka ndodhur sot në orët e para të së mërkurës, 23 tetor, në ishullin grek në Kos, rreth një milje larg bregut, kur një varkë e Rojes Bregdetare u përplas me një varkë që transportonte migrantë dhe refugjatë.

Raportet fillestare tregojnë se një fëmijë humbi jetën. Fëmija, për të cilin thuhet se ka vdekur, ishte tre vjeç. Që nga përplasja, varka që mbante 34 persona (32 janë gjetur) u kthye përmbys, duke plagosur gjashtë  refugjatë. Një fëmijë tre vjeçar dhe  një  burra fillimisht u zhdukën. Megjithatë, pas orës 9 të mëngjesit, u bë e ditur se u gjet trupi i pajetë i femijës.