Arben Malaj : “Do të përballem sy më sy me Edi Ramën”

669

Anëtari i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, Arben Malaj sot është pezulluar nga detyra me vendim të Këshillit të Ministrave. Vendimi u publikua sot në Fletoren Zyrtare.

Në një lidhje telefonike për “Abc News”, Arben Malaj tha se do të përballet sy më sy me Edi Ramën.

“Le ta lëmë fokusin tuaj te pasojat e termetit”, tha ai duke kërkuar që media të mos fokusohet shumë tek këto veprime sipas tij të pamoralshme të qeverisë.