Blushi ironi me Bashën: Doje vendin e Saliut por zëvendësove Nikon

450

Me anë të një statusi në faqen e “Facebook”-ut, lideri i LIBRA-s Ben Blushi ka reaguar në lidhje me marrëveshjen që lidhën në mesnatë dy liderët politikë, kryeministri Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Blushi ka uruar për marrëveshjen, ndonëse nuk i doli parashikimi i djeshëm. Ai ironizoi Bashën, duke shtuar se u bë zëvendëskryeministër i Ramës, në një kohë kur donte të zëvendësonte ish-liderin e demokratëve, Sali Berisha.

URIM PËR MARRËVESHJEN
Është kënaqësi që PD dhe aleatët u kthyen në zgjedhje pasi ky vendim jep më shumë garanci për njohjen e zgjedhjeve. Megjithatë nëse kanë qëndruar në çadër vetëm për të shtyrë zgjedhjet atëherë kjo sakrificë nuk ja ka vlejtur. Zgjedhjet janë më të mira jo vetëm kur ka më shumë parti,por kur ka më shumë standart. Sidoqoftë një pikë e marrëveshjes duket sikur ka hyrë ne fuqi që dje: Luli sot duket si zëvendekryeministër i Edit.Urime Luli! U nise të zëvendësoje Saliun, zëvendësove Nikon!