Blushi: Shqipëria pazar me shumë pak njerëz e shumë krim.

665

blushi ne focus-2Deputeti Ben Blushi akuzon politikën të majtë dhe të djathtë se me konsensus po bllokojnë reformën në drejtësi. Shumë nga deputetët sot janë penduar që votuan ligjin për dekriminalizimin tha Blushi duke shtuar se ky parlament, sot për këto arsye po bën gjithçka që ka në dorë për ta shtyrë dhe për ta bërë hiç reformën në drejtësi.

Ben Blushi: “Reforma në drejtësi po bllokohet me konsensus. Sot po marrim vendim ta shtyjmë me konsensus pa afat. Aktet që ka sjellë opozita janë një kërkesë për ta shtyrë reformën në drejtësi. Sigurisht refuzimi I këtyre akteve është për ta postuar fajin sic ka ndodhur në këto 25 vjet. Kjo është loja që ka ndodhur në këto 25 vjet. Secila palë i ka hedhur fajin tjetrës dhe asgjë nuk ka ndodhur. Besoj se edhe nëse do të ketë reformë në drejtësi, drejtësi nuk do të ketë

Ky parlament prodhon më shumë fjalë sesa akte të dobishme, flet por shumë pak mendon, paragjykon por shumë pak gjykon. Ky parlament sigurisht që është me shqiptarë por në shumë pak raste  është në dobi të shqiptarëve. Ky parlament, sot për këto arsye po bën gjithçka që ka në dorë për ta shtyrë dhe për ta bërë hiç reformën në drejtësi.

Qytetet e vogla po kthehen në fshatra, qytetet e mëdha në tregje. Aty nuk jetohet por vetëm shitet e blihet nw qyettet tona. Shqipëria e gjitha po kthehet në një Pazar që ka pak investime, konsum pak ekonomi, shumë pak njerëz e shumë krim.

Blushi foli dhe per ligjin e pronave si nje prove se nuk ka drejtesi 

Po të sjell një shembull se cfarë do të thotë të mos ketë drejtësi. Ligji për kompensimin e pronave, I cili nuk e kthen pronën por I shkon vetëm një rruge asaj të kompensimit financiar.

Kjo do të thotë që shumica e pronave të pakthyera, nuk i kthehen pronarit por i paguhen për një periudhë 10 vjeçare.  Ky ligj u miratua me urgjencë dhe pa shumë debatesh.

Ligji i pronave u shit si një reformë dhe rezultoi një dëm që nuk do të mbyllet për pak kohë. Ky është fati që do të ketë reforma në drejtësi. Nëse ajo do të shtrydhet si një rrobë e palarë në këtë parlament, do të ketë të njëjtin fat. Nuk do të ketë asnjë efekt mbi drejtësinë. Unë dyshoj se kështu do të jetë. Do të paguajmë shumë shtrenjtë jo vetëm çmimin e vonesës së reformës por dhe shtyrjes së saj. Sepse shtyrja dhe shtrydhja e saj nga palët politike nuk është se vetëm vonon drejtësinë në të ardhmen por deformon dhe drejtësinë e ditës, sepse këta gjyqtarë e këta prokurorë e këta që japin vendime për drejtësinë sot kur shohim se çfarë bëjnë ne këtu, se ne nuk kemi asnjë plan për reformën në drejtësi dhe për të dhënë drejtësi,  për të mbrojtur veten në shumë raste, vazhdojnë të japin vendime të padrejta. Të cilat rrisin faturën sociale dhe ekonomike të Shqipërisë. Por dëmi më I madh që bëjnë është që I heqin shpresën qindra dhe mijëra shqiptarëve se këtu nuk do të ketë, dhe nuk do të ketë dhe nuk do të ketë drejtësi. Dhe kjo është një arsye për të ikur, për të ikur dhe për të mos u kthyer.