Deklarata e parë Kotzias pas dorëheqjes : “Bëmë një marrëveshje me IRJM-në, u bë nga një ish-ministër”

197

 Nikos Kotzias komentoi për atë që ka ndodhur në 24 orët e fundit. Ish-Ministri i Jashtëm bëri deklaratën e tij të parë zyrtare pas dorëheqjes së tij, para se të marrë pjesë në mbledhjen e Sekretariatit Politik  të Lëvizjes  “Pratto”.

Kotzias tha: “Ne kemi bërë një marrëveshje me IRJM dhe u bë nga ish ministër”. I pyetur se cilat janë lëvizjet e ardhshme, ish ministri i Jashtëm u përgjigj se “ne do ta diskutojmë këtë kolektivisht”.

Simbas mediave vendase me interes pritet, fjalimi i z. Kotzia në Dhomën e Tregtisë së Heraklionit, Kretë, të hënën, me temën “Greqia në një botë që bën ndryshim” pritet të jetë, ku tashmë si deputeti pritet të hapë letrat e tij.

Tërheqja e Nikos Kotzias nga ministria e jashtme nuk nënkupton heqjen dorë nga politika aktive pasi që nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen nga një deputet sipas informatave dhe do të jetë më aktiv me anë të Lëvizjes PRATTO.