Erdogan: Gjermania nuk mund të frikësojë Turqinë me “kërcënime”

Bota Lajme

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan pohoi sot, në sfondin e mosmarrëveshjeve me Gjermaninë, se vendi i tij nuk do të trembet nga “kërcënimet”, duke mbrojtur pavarësinë e gjyqësorit turk kundrejt kritikave të Berlinit.

Ata nuk mund të na frikësojnë me kërcënimet e tyre”, deklaroi Erdogan gjatë një fjalimi në Stamboll, duke shtuar se gjyqësori turk është më i pavarur se ai i Gjermanisë.

Berlini, i shqetësuar nga arrestimi në Stamboll i aktivistëve për të drejtat e njeriut, përfshirë një shtetas gjerman, njoftoi dje një “riorientim” të politikës së tij kundrejt Turqisë me masa që rrezikojnë deri në penalizimin ekonomik të partnerit të tij historik.

E para është një paralajmërim nga Ministria e Punëve të Jashtme për udhëtimet në Turqi, destinacion tradicionalisht mjaft i frekuentuar për turistët gjermanë. Përveç kësaj, masat e parashikuara në Berlin përfshijnë një rishikim të garancive, huave apo subvencioneve që kontribuon qeveria gjermane apo BE-ja për eksportet apo investimet në vend