Erdogan vizitë zyrtare në Serbi me një ushtri biznesmenësh

43

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan një vizitë zyrtare dy-ditore në Beograd.

Në aeroport, ai u prit nga homologu i tij serb, Aleksandar Vucic, dhe të dy presidentët u nisën drejt ndërtesës së qeverisë “Pallati Serb”, ku u mbajt pritja zyrtare dhe filluan bisedimet.

 Gjatë qëndrimit të Erdoganit në Beograd, do të zhvillohet edhe konferenca trepalëshe Serbi-Turqi-Bosnje-Hercegovinë.

Erdogani në Serbi shoqërohet nga rreth dyqind biznesmenë. Turqia ka një aktivitet të fortë investimesh në Serbi, veçanërisht në zonat në jug-perëndim të vendit, ku popullsia muslimane është me shumicë.

Erdogani gjithashtu iu referua Ballkanit në përgjithësi, duke theksuar se “për Turqinë prosperiteti dhe stabiliteti i Ballkanit është shumë i rëndësishëm dhe po punon drejt kësaj.”

I pyetur për çështjen e Kosovës, ai tha se çdo marrëveshje e arritur midis Beogradit dhe Prishtinës do të pranohet.

Serbia dhe Turqia festojnë 140 vjetorin e tyre këtë vit me marrëdhënie diplomatike.