Farage: Jo azil shqiptarëve.

Rajoni

la manshi 2Nëse i pranojmë, La Manshi do mbushet me kufoma…

“Britania do t’i shohë brigjet e saj të mbushen me trupa të pajetë nëse u jepet azil 18 shqiptarëve të shpëtuar të dielën pranë Kentit thotë Nigel Farage, i cituar nga “Daily Telegraph”.

Pesë nga shqiptarët e gomones së bllokuar në mes të detit kanë kërkuar azil në vend, ndërsa 13 të tjerët do të depërtohen.

Komentet e liderit të UKIP-it erdhën pasi një ish-inspektor i forcës kufitare deklaroi se vija bregdetare e Anglisë do të mbushet me emigrantë dhe se paralajmërimet e vazhdueshme nuk kanë sjellë dot mjaftueshëm burime për të parandaluar një përkeqësim të situatës.

Ishin 18 persona nga Shqipëria që aktualisht, me sa di unë, janë duke qëndruar në Dover, tha Farage.

“Pesë prej tyre pretendojnë të mbeten këtu e druhem se po e përfituan statusin e azilantit, atëherë ne do t’u dërgojmë të tjerëve e bashkë me ta, edhe trafikantëve e bandave të gangsterëve mesazhin: merreni përsipër rrezikun e hajdeni këtu se keni çdo shans për të qëndruar. Jua them këtu, ngushtica e Doverit është një vend i rrezikshëm”, shprehet Farage.

Nëse nuk riatdhesohen që të 18 shqiptarët e ndodhur atje, plazhet e Kentit do të mbushen përgjatë gjithë verës me trupa të mbyturish e në duhet patjetër ta menaxhojmë këtë situatë. në fillim të javës, kryetari i Dhomës së Ulet të parlamentit, Chris Grayling, paralajmëroi se La Manshi mund të kthehet në një Mesdhe të dytë me flota të tëra anijesh që do të vërshojnë atje.

“Do të doja që të tregohemi shumë të rreptë me çdo lloj aplikimi për azil nga Shqipëria, u shpreh ai, e cila është vend kandidat për në Bashkimin Europian, ndaj dhe nuk ka ndonjë arsye kaq të fortë që individëve nga ai vend t’u aprovohet kërkesa e azilit”, shprehet ai.  / Top Channel