Gjendet i vdekur 29-vjeçari shqiptar në Iraklio të Kretës

29

Përfundimi tragjik për një të ri, pasi trupi i tij i pajetë u zbulua dje ( 25/04/2019)  në Ammoudara  në Iraklio të Kretës. Viktima mendohet se është rreth moshës 27- 29-vjeçar, ku sipas portalit “Zougla.gr”, viktima është shtetas shqiptar dhe është gjetur në rrugë nga një kalimtar i rastësishëm në zonën e Ammoudara.

Mjekët kanë pohuar paraprakisht se dyshohet se ka qenë përdorues droge, çka i ka sjellë edhe vdekjen. Pranë trupit të tij të pajetë janë gjetur gjithashtu edhe prova të marrjes së lëndëve narkotike, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbulimin e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

por problemi është se kur vendi yne do të fillojë nga ana e tij hetimet rreth ketyre vdekjeve, pasi për 2018 patëm 18 raste dhe nuk u hetua asnjë…