Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, legalizon dëbimin masiv të emigrantëve

Emigracioni

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka pranuar debimet masive të emigrantëve pa marrë parasysh shqyrtimin e dosjeve kur ata hyjnë në territorin e vendit, duke urdhëruar largimin e tyre në mënyrë të paligjshme.

Gjykata e Strasburgut, kryesuar nga presidenti grek Linos-Alexandrian Siçiliano, me anën e një vendimi i dha dje të drejtën Spanjës, kthimin e një grupi në Marok të rreth 75 shtetasve të vendeve të treta – refugjatë dhe migrantë – që ishin futur ilegalisht në territorin e saj.

Veprimi i autoriteteve Spanjolle në gjykimin e Gjykatës, nuk shkelën Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ), veçanërisht nenin 4 të Protokollit të Katërt që ndalon dëbimet masive.