Greqi / Arrestohen burrë e grua shtetas shqiptarë, për trafikim femrash, mes tyre dhe dy vajza 16-vjeçare.

Aktualitet Greqi

Athinë/ Një shqiptar sëbashku me gruam e tij janë prangosur me akuzën trafikim femrash  nga vendet e tjera te Evropës me qëllim prostitucioni.

Ai i sillte femrat nga vendet e tjera në Greqi dhe i “paraburgoste” në shtëpitë publike, duke nxjerrë mijra euro në ditë, raportojnë mediat greke.

Ai bente nje jetë luksoze dhe investonte në sektorin e ndertimit në Milo, banesa ne Athina dhe lëviste me mjete luksoze. Ai sëbashku me gruan e tij u arrestua nga Divizioni i Menaxhimit të Krimit të Organizuar të Sigurisë së Atikës, si një nga grupet më të mëdha të trafikimit dhe te shfrytezimit te grave në tregun e prostitucionit.

Grupi kriminal drejtuar nga gruaja e tij e cila në pesë vitet e kaluara kishte ngritur një “zyrë rekrutimi” të grave të reja në Moldavi, i sillnin në Greqi i “burgosnin” nëpër shtëpi dhe i detyronin te shkonin me 40-50 takime në ditë.

Mes viktimave ishin dhe dy të mitur 16-vjeçare që kanë përjetuar tmerrin e  organizatës kriminale, ku sipas vajzave adoleshente, secila vajzë bënte xhiro që tejkalonin 100,000 euro në tre muaj.

policia u ka sekuestruar nje shume te madhe parash, 14 celulare dy mjete dhe dy motocikleta etj.