Ministri Dendias: Greqia ndodhet në mënyrë të qëndrueshme pranë të pakicës etnike greke në Shqipëri

Greqi

Pas takimit me Presidentin Pavlopulos dhe Kryeministrin Mitsotakis, kryetarët e pakicës kombëtare greke në Shqipëri kanë patur sot një takim edhe me Ministrin e Jashtëm Nikos Dendias.

Në qendër të bisedimeve midis kryetarëve dhe ministrit ishin problemet e pakicës Greke në Shqipëri. Gjatë një takimi në Ministrinë e Jashtme, Nikos Dendias dërgoi mesazhin se Greqia është në mënyrë të vendosur në anën e pakicës etnike Greke në Shqipëri. Njoftimin e ka bërë vetë ministri Nikos Dendias në llogarinë e tij në Twitter.

“Prita në Ministrinë e Jashtmekryetarët dhe anëtarët e delegacioneve të Omonia dhe KEAD, me të cilët diskutuam problemet e pakicës Greke në Shqipëri dhe nevojën për adresimin e tyre. Greqia është fuqimisht në anën e tyre”

Siç thekson zoti Dendias në një postim tjetër, takimi mori me emocion dhuratën simbolike të Z. Beleris, fotografi e realizuar në vitin 1909 me studentët e Shkollës Greke në malin e Himarës, nga e cila rrjedh origjina dhe familja e ministrit.