Greqi / Braktisin foshnjen në hyrje të pallatit

23

Një vajzë e porsalindur u gjet në mëngjes herët në një karrocë supermarketi në hyrje të ndërtesës së apartamentit në Nea Jonia.

Mediat vendase raportojnë se foshnja dy-ditore u gjet e braktisur në mëngjes herët në Mërkurë në Nea Ionia Attica. Foshnja u gjet në hyrje të një pallatiu nga banorët. Foshnja u gjet e mbështjellë me një peshqir në një karrocë supermarketi .

Menjëherë pas kësaj, autoritet vendore  mbërritën në vendngjarje  dhe e transportuan fëmijën e braktisur në spital, ku mjekët zbuluan se ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia po përpiqet të lokalizojë personat që braktisën fëmijën e porsalindur me anën e kamerave të sigurise