Greqi / Në pranga dy shqiptarë për trafikim droge nga Shqipëria

46

Një përpjekje tjetër për të importuar një ngarkesë të madhe hashashi nga Shqipëria, dhe madje edhe në këmbë, kanë zbuluar oficerët antidrogës së Igumenicës në rrugën provinciale Kastrinis – Ragiou në Thesprotia.

Pas nje sinjalizimi forcat e policisë patrulluan zonën dhe identifikuan dy shqiptarët që po transportonin tre çanta në mbrëmjen e të enjtes. Gjatë kontrolit policia gjeti se dy shqiptarët kishin ne çantat e tyre 42 kg dhe 330 gram hashash dhe më pas u ka konfiskuar edhe nje telefon cellular . Shqiptarët nuk kishin dokumente ligjore për të hyrë dhe qëndruar në Greqi.

Prokurori i Thesprotias i ndoqi penalisht për importimin, transportin, posedimin dhe trafikimin e drogës, si dhe për hyrje të paligjshme në vend. Hetimi po ndiqet nga Prokuroria, e cila ka kërkuar konfirmimin e konfidencialitetit të telefonave celularë të dy shqiptarëve.