Greqi / Shqiptarët hapën kurse të gjuhës shqipe, ambasada jonë i mbylli ato (shih shkresat zyrtare)

Aktualitet

Nuk është “Fake News” po një realitet me protagonistë vetë ambasadën tonë në Greqi që me dashje apo për paaftësi mbylli këtë vit tre kurse të mësimit të gjuhës shqipe, të ngritura nga vetë emigrantët, që dikur funksionin në Iraklio, Profitilia, Malia, Qershonjëza dhe kohët e fundit në Hania.

Dihet që Greqi shqiptarët përbëjnë komunitetin më të madh të emigrantëve të huaj dhe një nga sfidat e tyre është mësimi i gjuhës shqipe për fëmijët. Në Athinë dhe Selanik, Patra funksiononin disa kurse për mësimin e shqipes, të hapura nga vetë emigrantët, ndërsa nevojat ndihen akoma më të mëdha në shumë rajone të tjera edhe pse këto ende po behen me kontribute vullnetare nga vete emigrantët. Praktikisht ne mungesë të një marrëveshje shtetërore midis dy vendeve këto kurse funksionion sot përballë vështirësive si 20-të vite më parë në mungesë të gjithçkajë nga ana e shtetit shqiptar, që ende nuk është në gjëndje as të siguroje abetare. Por…?

Në Hania të Kretës këto lloj kursesh bëhen në godinat e shkollave të qytetit në bashkëpunim të Komunitetit Shqiptar me autoritetet vendore brenda një kuadri ligjor. Këshilli bashkiak e Hania me anën e një shkresë zyrtare me nr. 3852/2010 vendosi për vazhdimësinë e kurseve të mësimit të gjuhës shqipe. Por nga na tjetër për vazhdimësinë e kurseve duhet një miratim me shkrese nga Ambasada jonë në Athinë që mbështet këtë program mësimor, një kërkesë që Drejtoria Arsimore e Qytetit të Hanias u ja kërkon çdo komuniteti, por përgjigja e ambasadës sonë nuk vajti kurrë. Por…

Me anën e shkresave që mban datën 15/01/2019 si dhe 11/04/2019 Kryetari i Komunitetit së Shqiptarve në Hania zoti Afrim Avdia, (shoqatë e ligjëruar në Greqi),  i ka kërkuar MEPJ dhe Ministrisë së Diasporës dhe Ambasadës në Greqi, se kërkohet nga Bashkia e Hanias një konfirmim nga ana e ambasadës sonë në Greqi, me qëllim se është në dijeni për vazhdimësinë e kursit të dytë (pra viti i dytë) për marrjen e lejes.

Duke mos marrë përgjigjigje nga komunineti shqiptar, Bashkia e Hanias i dërgon një e-mail ambasadës shqiptare për konfirm gjë që nuk u bë.

Më 23/02/2019, pas një muaji Ambasada Shqiptare në Greqi i kthen një përgjigje Komunitetit së Shqiptarve në Hania se kërkesa duhet të paraqitet pranë një tjetër shoqatë, me anën e Lidhjes së Mësuesve të Mësimit Plotësues të Gjuhës Shqipe. Pra për të marrë konfirmimin duhet që kjo shoqatë ti drejtohet shoqatës tjetër për tu marrë në konsideratë. Po dhe kjo u bë nga ana e Shoqates së Hanis dhe konfirmimi i Ambasadës sonë nuk u bë kurrë, pasi interesat e ambasadores Hobdari me një kryetar të një shoqate tjetër ishin më të forta se lëshimi i konfirmimit që fëmijët shqiptar të vazhdonin për së dyti vit radhasi kurset e gjuhës shqipe.

Pra sipas llogjikës së kësaj ambasadore është që edhe bashkia e qytetit të Hanias duhet që kërkesën ta dergojë te Lidhja e Mësuesve Shqiptarë dhe kjo më pas ambasadës, në një kohë kur shoqatat kanë veprimtari shoqërore.

Po shoqata shqiptare ne Hania me nën e një shkrese me firmë dhe vullë i kthen përgjigje ambasadës se Lidhja e Mësuesve është një shoqate ashtu si edhe ata dhe nuk njihet nga Bashkia e Hanias ligjerisht autoritetin e saj…

Sipas shoqatave organizatore në Kretë, këto kurse u mbyllën pasi ambasada shqiptare në Greqi nuk kishte dëshirën dhe vullnetin politik që këto kurse te vazhdonin mësimin e gjuhës shqipe. Askush nuk di arsyen e vertetë përse ambasada shqiptare në Greqi, nuk i është përgjigjur kërkesës për vazhdimësimin , kërkuar nga bashkia e Hanias dhe autoritet vendore. Por kjo gjë nuk u bë, askush nuk di te vertetën, por të dhëmb  kur shikon se me sa mundim u hapën dhe me sa lehtësi ambasada u mbyllën. Por fakti është se sot ne Krete ku jetojnë rreth 30-35 mijë shqiptarë nuk funksionon asnjë kurs, kjo falë ambasadës që bëri atë që nuk duhej bërë.

As shkresat zyrtare te Bashkisë se qytetit, as ato te shoqatave shqiptare nuk bindën dot zonjën Adriana Hobdari të lëshonte  atë të shkretë konfirmim për vazhdimësinë e kursit për vitn 2018-2019. Nepotizmi Made  in Albania i duroka këto llojë skandalesh. Por…

Dëmi u bë për këtë vit, po dikush duhet të mbaje përgjegjësi…Asnjë kurs për mësimin e gjuhës shqipe nuk funksion për këtë vit mësimor. Shkresat zyrtare janë dëshmi të cilat askush nuk mund ti mohojë dot, duke shtuar akoma më shumë skandalet e kësaj përfaqësie.